Ish-zv.kryeministri i MV Artan Grubi lihet në arrest shtëpie! Gjykata: Në burg i rrezikohet siguria

24 Shkurt 2026 | 21:30

Gjykata Penale e Shkupit ka caktuar masën e “arrestit shtëpiak” për ish-zv/kryeministrin Artan Grubi, i cili dyshohet në dosjen që lidhet me “Lotarinë Shtetërore”. Ky vendim zëvendëson masën paraprake të paraburgimit për shkak të shqetësimeve për sigurinë e tij.

Prokuroria Themelore Publike në Shkup, e cila propozoi masën e arrestit shtëpiak, njoftoi se procedura ndaj të dyshuarit do të vazhdojë pasi ai është paraqitur vullnetarisht para organeve të drejtësisë dhe ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim me autoritetet.

Sipas prokurorisë, me kërkesë të mbrojtjes, Grubi është paraqitur para prokurorit kompetent dhe ka nisur shqyrtimin e materialeve të lëndës. Për shkak të vëllimit të madh të provave, thuhet se shqyrtimi do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, pas së cilës të dyshuarit do t’i mundësohet të japë mbrojtjen e tij.

Autoritetet sqaruan se zëvendësimi i paraburgimit me arrest shtëpiak dhe konfiskimi i pasaportës është propozuar duke marrë parasysh se pjesa më e madhe e provave tashmë është siguruar, faktin që i dyshuari është paraqitur vullnetarisht, si dhe indiciet se në njësinë e paraburgimit nuk mund të garantohet siguria e tij personale.

Sipas prokurorisë, shqetësimet për sigurinë përfshijnë edhe anëtarë të familjes së tij. Më herët ai u mor 6 orë në pyetje nga prokurorët.

Grubi, i cili në periudhën e kaluar ka mbajtur poste të larta qeveritare, përfshirë atë të zv/kryeministrit të parë dhe ministrit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, u arrestua më herët gjatë ditës në pikën kufitare Bllacë, pas së cilës u transferua në njësinë e paraburgimit në Shutkë dhe më pas u dërgua për marrje në pyetje në prokurori.

Ai u largua nga Maqedonia e Veriut në periudhën kur u hapën procedurat paraprake në rastin e “Lotarisë Shtetërore”. Pas largimit të tij, autoritetet e ndjekjes penale vijuan procedurat hetimore dhe ndërmorën veprime ligjore në mungesë, duke e përfshirë atë në listën e personave të kërkuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, i ka bërë thirrje Kosovës të hyjë në partneritet afatgjatë energjetik me Shtetet e...
19:18 | 04/06/2026

“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill

Këngëtarja me famë botërore Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë. Lajmi është...
17:54 | 04/06/2026

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026