Simeone thirrje tifozëve pas 3-3: Kemi nevojë për energjinë tuaj
Pas barazimit spektakolar 3-3 në ndeshjen e parë, trajneri i Atlético Madrid, Diego Simeone, ka bërë thirrje për mbështetjen e tifozëve në përballjen e radhës, duke theksuar rëndësinë e energjisë së tyre për skuadrën.
“Ndeshja është e paparashikueshme, gjërat nuk shkojnë gjithmonë sipas planit. Do t’i qasemi ndeshjes në një mënyrë që besojmë se do të jetë efektive. Kemi nevojë për tifozët tanë, ata na japin atë energji që na ushqen”, u shpreh tekniku argjentinas.
Simeone vlerësoi gjithashtu kundërshtarin, Club Brugge, duke e cilësuar si një skuadër të fortë dhe konkurruese. “Club Brugge është një ekip që luan mirë, janë të guximshëm dhe konkurrojnë fort, nën drejtimin e një trajneri që e bën punën e tij në mënyrën e duhur. Ata gjithmonë kanë performuar mirë sa herë që jemi përballur me njëri-tjetrin, qoftë atje apo në shtëpi”, tha ai.
Në prag të sfidës vendimtare, Simeone theksoi se ekipi duhet të dijë të përshtatet me rrjedhën e lojës. “Ne kemi nevojë për tifozët tanë pranë ekipit, atë energji që na ushqen. Dhe ne duhet ta kthejmë nderin me punë, futboll dhe lojë të mirë. Nuk e di kurrë se çfarë do të ndodhë. Duhet të përshtatesh gjatë ndeshjes”, përfundoi trajneri i madrilenëve.
Skandali i Kepit të Gjelbër, kapiteni i kombëtares së futbollit akuzohet për përdhunimin e përkthyeses braziliane
Gol në minutat e fundit, Eustaquio kualifikon Kanadanë përballë Afrikës së Jugut
Trajneri i Skocisë jep dorëheqjen pas eliminimit të skuadrës nga Botërori
- 13:32 Rrufeja godet kullën Eiffel gjatë stuhisë
- 13:28 Mandati i Olsian Çelës mbaron në dhjetor, KLP hap garën për Prokurorin e ri të Përgjithshëm
- 13:26 (EMRAT) Goditet grupi kriminal në Sarandë, kryenin vjedhje në banesa dhe në automjete
- 13:20 Zjarr i përmasave të mëdha përfshin fshatin Llakatund, era favorizon flakët (VIDEO)
- 13:13 Serbët e arrestuar gjatë Vidovdanit dalin sot para gjykatës në Prishtinë për masat e sigurisë
- 13:10 Marrëveshja me SHBA-në, presidenti iranian njofton zhbllokimin e 6 miliardë dollarëve të bllokuar në Katar