Serbët e arrestuar gjatë Vidovdanit dalin sot para gjykatës në Prishtinë për masat e sigurisë
Shtetasit serbë të arrestuar dje gjatë Vidovdanit do të dalin para gjykatës në Prishtinë për masat.
Policia e Kosovës njoftoi një ditë më parë se gjatë manifestimeve nuk është raportuar asnjë incident që ka ndikuar në mbarëvajtjen e tyre.
Megjithatë, 37 persona janë shoqëruar në stacion policor për t’u marrë në pyetje, pasi sipas policisë, kanë provokuar pjesëmarrësit me thirrje provokuese që përmbanin elemente të nxitjes së urrejtjes, në kundërshtim me dispozitat ligjore.
Po ashtu, një person është gjobitur për prishje të rendit dhe qetësisë publike.
Sipas Policisë së Kosovës, të gjitha veprimet janë zhvilluar në koordinim me organet e drejtësisë. Pas intervistimit, 37 personat janë proceduar në gjykatë dhe janë në pritje të vendimit gjyqësor.
Bëhet e ditur se pas përfundimit të aktiviteteve në orët e pasdites, të gjithë pjesëmarrësit janë shpërndarë në mënyrë të qetë.
Sipas njoftimit, autoritetet policore kishin hartuar dhe zbatuar masa planifikuese, koordinuese, parandaluese dhe operativo-hetimore në të gjitha departamentet dhe rajonet policore, me qëllim që aktivitetet të zhvilloheshin të qeta dhe të sigurta.
Kosova në qendër të protestës antiqeveritare në Kralevë të Serbisë
Shoferi shqiptar përplas për vdekje efektivin e policisë në Kosovë
Të shtëna me armë në Ferizaj të Kosovës, shoqërohet në polici 23 vjeçari
- 14:09 Turqia dhe Arabia Saudite nënshkruajnë një memorandum mbi bashkëpunimin tregtar dhe ekonomik
- 14:08 Rama në inaugurimin e Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”: Transformimi i shëndetësisë është në sytë e të gjithë atyre që duan të shohin
- 13:51 Trump i vendosur: Takimi me Iranin do të zhvillohet në Doha të martën
- 13:50 Machado njofton kthimin e saj në Venezuelë pas tërmetit: Është detyra ime
- 13:40 Rifillojnë fluturimet direkte mes Iranit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për herë të parë pas nisjes së luftës
- 13:37 Të shtëna me armë zjarri në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penal (FOTO)