Shoferi e mori para kur i ranë lekët në tokë, detaje nga aksidenti me vdekje i 7-vjeçarit teksa lypte

25 Shkurt 2026 | 11:10

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur të martën ku një fëmijë 7-vjeçar u përplas për vdekje nga dy automjete teksa ishte duke lypur.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë mendohet se Tomorr Shukulli i ka dhënë lekë të miturit, këtij të fundit i kanë rënë në tokë dhe është ulur për t’i marrë.

Dyshohet se drejtuesi i mjetit nuk e ka parë dhe e ka përplasur. Drejtuesja e dytë e mjetit Valentina Koltraku dyshohet se i ka dhënë goditjen fatale.

Policia arrestoi mbrëmjen e së martës 2 drejtuesit e mjeteve Valentina Selman Koltraku, 42 vjeçe dhe Tomorr Kostandin Shukulli, 55 vjeç, të cilët u larguan nga vendi i ngjarjes pasi përplasën të miturin.

7-vjeçari fillimisht është goditur nga mjeti i Shukullit dhe më pas nga mjeti i Koltrakut. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:20, në rrugën “Kastriotët”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026