Ministri Vengu sqaron ecurinë për blerjen e dy avionëve zjarrfikës, kur pritet të vijnë
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, në një konferencë për mediat këtë të mërkurë, prezantoi paketën e re të masave për forcimin e kapaciteteve të vendit në përballimin e emergjencave civile. Ai njoftoi se fokusi është te fuqizimi i flotës tokësore dhe ajrore, duke përfshirë prodhimin dhe shpërndarjen e mjeteve të specializuara për emergjenca në terrene malore dhe pyjore.
“Kemi një kontratë në zbatim për prodhimin e mjeteve të emergjencave civile dhe të specializuara për terrenet malore dhe pyjore. Këto mjete do t’i transferohen bashkive që kanë më shumë nevojë,” deklaroi Vengu.
Ai bëri të ditur se janë në negociata për blerjen e dy avionëve zjarrfikës, me synimin që të paktën një prej tyre të jetë operacional brenda këtij viti. Sipas ministrit, qëllimi është që deri në vitin 2027 të jenë të dy në dispozicion, ndërsa paralajmëroi se disa mund të vijnë edhe më herët:
“Është në negociatë blerja e dy avionëve zjarrfikës. Një element është që mundësojmë që ky element të vijë sa më parë, nuk e dimë nëse do të jetë për sezon. Synimi ynë është që në vitin 2027 t’i kemi të dy, por edhe më herët. Po ashtu, synojmë që të kemi minimalisht katër helikopterë në çdo element për çdo emergjencë,” tha Vengu.
Ai nënvizoi se këto masa synojnë të rrisin kapacitetin e reagimit ndaj zjarreve dhe situatave emergjente, duke siguruar që forcat shqiptare të jenë të përgatitura për çdo skenar të mundshëm dhe të operojnë me efikasitet maksimal në bashkëpunim me bashkitë dhe strukturat lokale të emergjencave.
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 22:53 Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
- 22:39 Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta
- 22:27 Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE
- 22:18 Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë
- 22:02 Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh
- 21:45 Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet