2 vite pa zbardhur vendimin, ministri i Drejtësisë kërkon hetim për gjyqtaren e Apelit Tiranë
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, i është drejtuar Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë (ILD) me një kërkesë zyrtare për fillimin e hetimit disiplinor ndaj gjyqtares së Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Irena Brahimi, e cila në tejkalim të çdo afati ka vonuar zbardhjen e vendimit të arsyetuar për plot 1 vit, 10 muaj dhe 20 ditë.
Referuar ankesës së mbërritur në rrugë elektronike nga shtetasi E.L, Ministria e Drejtësisë është vënë në lëvizje duke kryer verifikimin e duhur administrativ për çështjen penale me objekt “Kundërshtim i vendimit të Prokurorisë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për mosfillimin e procedimin penal”.
Në shkresën drejtuar ILD-së, ministri Lamallari argumenton se në fushën penale, neni 430/1 i Kodit të Procedurës Penale, parashikon se, kur vendimi shpallet i përmbledhur, ai duhet të arsyetohet brenda 30 ditëve nga shpallja, me mundësi zgjatjeje edhe për 30 ditë të tjera në rastet e parashikuara nga ligji. Krahasuar me këtë afat ligjor, rezulton se dorëzimi i vendimit në rastin konkret ka tejkaluar ndjeshëm kufijtë proceduralë.
“Një vonesë e tillë cenon standardin e gjykimit brenda një afati të arsyeshëm dhe ndikon drejtpërdrejtë në realizimin e të drejtës për një proces të rregullt ligjor, pasi pengon palët në ushtrimin në kohë të mjeteve të ankimit. Në këto kushte Ministri i Drejtësisë vlerëson se ekzistojnë elementët e mjaftueshëm për fillimin e procedimit disiplinor për shkelje të detyrimeve procedurale të përcaktuara në nenin 430/1 të Kodit të Procedurës Penale”, thuhet në shkresën e firmosur nga ministri, Besfort Lamallari, ku kërkohet fillimi i hetimit ndaj gjyqtares së Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Irena Brahimi.
Kjo është kërkesa e pestë për ILD e firmosur nga ministri Lamallari prej kur mori detyrën, nga të cilat 4 janë kërkesa për hetim disiplinor dhe një 1 për verifikim ankese. Ministria e Drejtësisë po ndjek me vëmendje edhe raste të tjera në gjyqësor, të referuar nga vetë qytetarët e jo vetëm dhe do t’i adresojë menjëherë në institucionet përkatëse, duke konsideruar se respektimi i afateve procedurale dhe standardeve ligjore është thelbësor për funksionimin e shtetit të së drejtës dhe për garantimin e drejtësisë së barabartë për çdo qytetar.
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta