Vatikani zbulon 4 shtetet që do të vizitojë Papa Leo në udhëtimin e radhës

25 Shkurt 2026 | 15:59

Vatikani të mërkurën ka njoftuar se Papa Leo do të vizitojë katër vende në Afrikë nga 13 deri në 23 prill. Ky do të jetë udhëtimin i parë i madh i Papës jashtë shtetit për vitin 2026.

Papa do të bëjë gjithashtu një vizitë njëditore më 28 mars në Monako, mikroshtetin në Rivierën Franceze, dhe do të vizitojë Spanjën nga 6 deri më 12 qershor.

Në Afrikë, Papa do të vizitojë Algjerinë, Angolën, Guinenë Ekuatoriale dhe Kamerunin. Ai pritet të tërheqë turma të mëdha njerëzish, t’u bëjë thirrje udhëheqësve botërorë të mbështesin zhvillimin në kontinent dhe të nxjerrë në pah përpjekjet për dialogun katolik-musliman.

Papa ka bërë vetëm një udhëtim jashtë shtetit deri më tani, duke vizituar Turqinë dhe Libanin në nëntor. Zyrtarët e Vatikanit dhe udhëheqësit e Kishës Afrikane thonë se turneu i ardhshëm papnor në Afrikë është një shenjë e përparësisë që Kisha i jep kontinentit.

Udhëtimi i fundit papnor në Afrikë ishte në vitin 2023, kur Françesku vizitoi Republikën Demokratike të Kongos dhe Sudanin e Jugut. Papa Benedikti XVI ishte papa i fundit që vizitoi Angolën dhe Kamerunin, në vitin 2009. Gjon Pali II ishte papa i fundit që vizitoi Guinenë Ekuatoriale, në vitin 1982.

Algjeria, një vend me shumicë myslimane me disa mijëra katolikë midis popullsisë së saj prej rreth 47 milionë banorësh, nuk ka pritur kurrë më parë një vizitë papnore.

Si pjesë e udhëtimit në Spanjë, Leo pritet të vizitojë Ishujt Kanarie, të cilët janë bërë një pikë kryesore hyrjeje për emigrantët që përpiqen të shkojnë në Evropë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026