SHBA vendos sanksione të reja ndaj flotës së fshehtë iraniane para bisedimeve në Gjenevë
Departamenti i Thesari të Shteteve të Bashkuara ka ndarë detaje mbi sanksionet e reja lidhur me Iranin, përpara se dy vendet të zhvillojnë bisedime në Gjenevë.
Një njoftim në faqen e internetit të departamentit tha se sanksione janë vendosur ndaj më shumë se 30 individëve, entiteteve dhe anijeve të lidhura me Iranin që bëjnë pjesë në “flotën e fshehtë” të vendit.
Ata u targetuan për ndihmën në shitjen e naftës iraniane në mënyrë të paligjshme dhe për prodhimin e raketave balistike dhe armëve konvencionale të avancuara nga Irani, tha thesari.
Ndërkohë, Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, tha:
“Irani shfrytëzon sistemet financiare për të shitur naftë të paligjshme, për të larë të ardhurat, për të siguruar komponentë për programet e tij bërthamore dhe armët konvencionale, dhe për të mbështetur përfaqësuesit e tij terroristë. Nën udhëheqjen e fortë të Presidentit Trump, Thesari do të vazhdojë të ushtrojë presion maksimal mbi Iranin për të targetuar kapacitetet e armëve të regjimit dhe mbështetjen e tij për terrorizmin, gjë që ai ka vendosur përparësi mbi jetët e popullit iranian”, ka shkruar Bessent.
I dërguari i veçantë i Donald Trump, Steve Witkoff, dhe dhëndri i tij Jared Kushner do të takohen nesër me një delegacion iranian në qytetin zviceran për të diskutuar programin bërthamor të Teheranit.
Krahasim me Hitlerin, Maon dhe Stalinin, presidenti Trump: Më duket mirë, por unë jam më i fuqishëm
Obama kritikon qasjen e Trump ndaj Iranit: Kosto të mëdha njerëzore dhe financiare
Pakistani konfirmon: Zvicra do të presë bisedimet SHBA-Iran brenda 2 ditësh
- 13:28 U kapën me 306 bimë narkotike, arrestohen dy persona në Malësi të Madhe
- 13:19 Temperaturat deri në 10 gradë mbi normalen, ja si parashikohet moti për fundjavën
- 13:03 Autokolona e Diasporës mbërrin në Shkodër, niset drejt Tiranës në mbështetje të protestës (PAMJE)
- 12:40 Rama: Për skeptikët brenda familjes politike, karta e BE-së nuk është e imja, por e Shqipërisë
- 12:34 Rama: Nuk kam qenë dhe as nuk kam dërguar njeri në Aruba, është nxjerrë nga fusha e algoritmit
- 12:23 “Shteti nuk ndërtohet nga fryn era”, Rama: Një qeveri nuk e dorëzon kurrë timonin tek zhurma