U kapën me 306 bimë narkotike, arrestohen dy persona në Malësi të Madhe

20 Qershor 2026 | 13:28

Policia e Malësisë së Madhe ka finalizuar operacionin e koduar “Flagranca”, duke goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Ivanaj.

Gjatë operacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, pas hetimeve të kryera me metoda proaktive, zbuluan një parcelë ku ishin kultivuar 306 bimë të dyshuara narkotike kanabis. Bimët u asgjësuan më pas me anë të djegies.

Në kuadër të aksionit, policia ka arrestuar në flagrancë dy persona të dyshuar si autorë të kultivimit të bimëve narkotike. Të arrestuarit janë shtetasit me iniciale N. Z., 40 vjeç, banues në Guci e Re, dhe K. P., 43 vjeç, banues në Grudë e Re.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, ndërsa kontrollet vijojnë në të gjithë territorin e qarkut me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të lëndëve narkotike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”

Një punonjës i Policisë së Dibrës është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohet se nuk ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale pas largimit...
20:49 | 10/07/2026

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë hyri këtë të premte në ditën e saj të 41-të ndërsa si çdo pasdite, rreth orës 19:45, ata...
19:48 | 10/07/2026

Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e së premtes në rrugën që të çon drejt fshatit Kaninë, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka...
18:44 | 10/07/2026