Vrasja e Andriy Portnov në Madrid, arrestohet autori i dyshuar në Gjermani
Një person i dyshuar për vrasjen e ish-politikanit ukrainas, Andriy Portnov jashtë një shkolle në një periferi të Madridit është arrestuar në Gjermani. Arrestimi u njoftua nga Policia Kombëtare e Spanjës e cila theksoi se u bë e munduar nga një operacion mes policisë spanjolle dhe asaj gjermane.
Portnov u vra më 21 maji të vitit 2025. Ai ishte një ndihmës i lartë i ish-presidentit pro-rus ukrainas, Viktor Janukoviç, i cili u rrëzua në një kryengritje popullore në vitin 2014.
Policia spanjolle nuk publikoi asnjë detaj rreth të dyshuarit të ndaluar, duke thënë vetëm se hetimi tregon se ai është personi që qëlloi. I dyshuari u arrestua në Heinsberg.
Portnov u largua për në Rusi në vitin 2014 dhe më vonë u përball me hetime në Ukrainë me akuza për tradhti dhe përvetësim. Ai u vu nën sanksione të Bashkimit Evropian, megjithëse si akuzat ashtu edhe sanksionet u hoqën përfundimisht.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq