Borussia Dortmund kritika për autoritetet italiane për trajtimin e tifozëve

25 Shkurt 2026 | 19:30

Borussia Dortmund ka kritikuar masat e marra nga autoritetet italiane duke i cilësuar joproporcionale. Ekipi gjerman thekson se disa nga tifozët e tyre do të humbasin ndeshjen e Ligës së Kampionëve të së mërkurës kundër Atalantës.

Klubi i Bundesligës konfirmoi se disa prej mbështetësve të tyre u ishte mohuar hyrja në Itali, ndërsa të tjerë janë vizituar nga policia në akomodimin e tyre.

Në një deklaratë, Dortmund tha se klubi nuk ishte informuar paraprakisht për këto masa joproporcionale.

“Klubi është më shumë se i befasuar nga fushëveprimi dhe shkalla e masave të marra nga policia. Masa të këtij lloji dhe intensiteti nuk janë marrë kurrë më parë në lidhje me ndeshjet ndërkombëtare të Borussia Dortmundit në transfertë”, thuhet në reagim.

Gjigantët gjermanë shtuan se i gjetën masat të pakuptueshme dhe vunë në dyshim sjelljen nga ana e autoriteteve.

Dortmundi hyn në ndeshjen e dytë të play-off-it me një avantazh 2-0 nga ndeshja e parë në Gjermani. Fituesi i kësaj ndeshjeje do të përballen ose me Arsenalin ose me Bayern Munich në 1/8 e finales së garës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026