Danimarka në zgjedhje të parakohshme, Frederiksen: Katër vitet e ardhshme vendimtare për Groenlandën

26 Shkurt 2026 | 15:36

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen ka njoftuar zgjedhje të parakohshme, duke i cilësuar katër vitet e ardhshme si “vendimtare” për vendin e saj.

“Ne si danezë dhe si evropianë do të duhet të qëndrojmë në këmbët tona. Ne duhet të përcaktojmë marrëdhënien tonë me Shtetet e Bashkuara”, i tha Frederiksen parlamentit.

Kujtojmë që, muajt ​​e fundit të politikës daneze janë dominuar nga kërcënimet e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të aneksuar Groenlandën, një territor gjysmë-autonom danez.

Sakaq, muajin e kaluar, Trump hoqi dorë nga kërcënimet për të përdorur forcën kundër aleatit tjetër të NATO-s për të pushtuar ishullin Arktik, të cilin ai argumenton se është i nevojshëm për t’u mbrojtur nga sulmet e mundshme nga Rusia dhe Kina.

Duke njoftuar vendimin për të thirrur zgjedhje të parakohshme, kryeministrja Frederiksen i tha parlamentit se siguria “është dhe do të mbetet themeli i politikës daneze për shumë, shumë vite që do të vijnë”.

“Ne duhet të riarmatosemi për të siguruar paqen në kontinentin tonë. Ne duhet të qëndrojmë të bashkuar në Evropë dhe duhet të sigurojmë të ardhmen e komunitetit Danez, Danimarkës, Groenlandës dhe Ishujve Faroe. Nëse do të vazhdoj të jem kryeministrja juaj varet nga mandati i fortë që u jepni Social Demokratëve”, tha Frederiksen duke përmendur partinë e saj, partneren kryesore në koalicionin aktual danez.

Më shumë se 100 personele ushtarak amerikan janë të stacionuar në një bazë amerikane në skajin veriperëndimor të Groenlandës, një strukturë që është operuar nga SHBA-të që nga Lufta e Dytë Botërore.

Si Danimarka ashtu edhe Groenlanda kanë thënë se nuk do të bien dakord t’ia lëshojnë sovranitetin SHBA-së. Aleatët e tyre evropianë janë bashkuar në mbështetje të tyre.

Përballja e fundit mund të ndodhë në ditët në vijim nëse Trump vazhdon me një njoftim se SHBA-të planifikojnë të dërgojnë një varkë të mbushur me furnizime mjekësore në Groenlandë, duke pretenduar se “shumë njerëz” në ishull janë të sëmurë dhe “nuk po kujdesen për ta”.

Kryeministri i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen, e hodhi poshtë propozimin, duke i thënë Trump se Groenlanda ofron kujdes shëndetësor falas për të gjithë qytetarët, ndryshe nga SHBA-të.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj

Autoritetet franceze njoftuan të enjten se kanë gjetur një trup pranë vendit ku u zhduk një vajzë 11-vjeçare. Deri më tani, nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse...
17:37 | 04/06/2026

Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)

Një protestë studentore në Bruksel u shndërrua në të dhunshme të enjten, ndërsa demonstruesit u përleshën me policinë në qendër të qytetit për shkak të...
17:33 | 04/06/2026

BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze

Bashkimi Evropian ka miratuar një ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze në një përpjekje për të forcuar armëpushimin e fundit të brishtë....
17:27 | 04/06/2026