Ministri Malaj: Do vijojmë me rritjen e pagës minimale! Planifikojmë edhe rritjen e indeksimin e pensioneve

26 Shkurt 2026 | 16:41

Ministri i Financave, Petrit Malaj gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit të Partisë Socialiste ka vlerësuar se ecuria e pagave në vend ka ndjekur një trend rritës. Ai theksoi se paga mesatare në sektorin publik është 1,026 euro, ndërsa paga mesatare në sektorin privat është vetëm 785 euro.

Ai theksoi se përmes buxhetit të 2026 do të vijojnë me rritjen e mëtejshme të pagës minimale në shkallë vendi, nga 40 mijë lekë në 50 mijë lekë. Ministri ndër të tjera u shpreh se nga viti 2026 ka nisur zbatimi i skemës së indeksimit të pagave në sektorin publik.

Ministri gjithashtu shtoi se planifikojnë rritje dhe indeksimin e pensioneve. Ai shtoi se kanë planifikuar rritje shpenzimesh buxhetore për sektorët më të rëndësishëm si arsimi, mbrojtja sociale, shëndetësia, dhe bujqësia.

“Përveç zhvillimeve pozitive makroekonomike dhe fiskale, nga të cilat mund të përmend: Emetimin e suksesshëm të Eurobondit në shkurt të vitit 2025, për 650 milionë euro.

Raporti i mbulimit, ose thënë ndryshe kërkesa e investitorëve të huaj për Eurobondin shqiptar, tejkaloi 4.3 herë nevojat që ne kishim, duke shënuar kështu një nga kërkesat më të larta të arritura ndonjëherë.

Gjithashtu, përgjatë vitit 2025, miratuam Garancinë Sovrane për sektorin e Bujqësisë, e cila vë në dispozicion të fermerëve rreth 30 milionë euro për kredi të buta, me norma interesi 2%, dhe duke garantuar kreditë deri në masën 70%. Kjo skemë tashmë do të jetë fuksionale edhe përgjatë vitit 2026.

Gjithashtu, së bashku me Bankën e Shqipërisë, miratuam linjën e kredisë prej rreth 250 milionë euro, e cila mund të përdoret për financimin me kredi të buta me norma interesi deri 3%  për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Gjatë vitit 2025 krijuam shoqërinë shtetërore ”Albtrace”, për ofrimin e shërbimeve të pullave fiskale dhe markimin e karburanteve që deri dje ishin kontrata koncensionare dhe që sot do të bëhen nga shteti, ku ne parashikojmë të realizojmë të ardhura vjetore rreth 10 milionë euro në vit.

Në fund të vitit 2025 u themelua Banka Shqiptare e Zhvillimit, sipas modelit të Casa Depositi e Prestiti, një institucion financiar i cili synon të kreditojë sektorë të nën-financuar të ekonomisë, por edhe projekte strategjike të qeverisë me natyrë ekonomike apo sociale”, tha ministri ndër të tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Alibeaj: Në protestë duhet të ishin dy arkivole, jo një! Nuk është simbol i zi, por fund politik

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, juristi dhe ish-deputeti Enkelejd Alibeaj, duke komentuar simbolikën e arkivolit të shfaqur në protestën e së shtunës,...
21:32 | 06/07/2026

Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me protestat e mbajtura në Tiranë, duke ironizuar pjesëmarrësit përmes një postimi në...
20:42 | 06/07/2026

Sot dita e 37-të e protestës, pas fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët nisën marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 37-të radhazi. Si çdo pasdite, edhe këtë të hënë, rreth orës...
19:51 | 06/07/2026