Drita eliminohet nga Conference League pas humbjes së dytë ndaj Celjes

26 Shkurt 2026 | 22:13

Kampionët e Kosovës, Drita e Gjilanit, janë eliminuar nga UEFA Europa Conference League pas humbjes 3-2 edhe në ndeshjen e dytë përballë NK Celje.

Skuadra sllovene zhbllokoi sfidën që në minutën e 19-të me Seslar, pas asistit të Kucys. Vetëm katër minuta më vonë, Hrka dyfishoi shifrat, duke i vënë në vështirësi të mëdha gjilanasit.

Drita reagoi shpejt dhe ngushtoi diferencën me golin e Krasniqit për 2-1, duke rikthyer shpresat për përmbysje. Megjithatë, në minutën e 43-të, Seslar realizoi nga pika e bardhë e penalltisë për 3-1, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në startin e fraksionit të dytë, Dabiqaj shënoi për 3-2, por pavarësisht përpjekjeve, Drita nuk arriti të ndryshojë fatin e takimit. Celje siguroi kualifikimin për në fazën e 1/16-ave, ndërsa skuadra kosovare mbyll kështu rrugëtimin e saj europian, duke fituar përvojë të vlefshme për të ardhmen.

Ndërkohë Shkëndija e Tetovës është mposhtur nga Samsunspor me rezultatin 4-0. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merz reagoi për kombëtaren gjermane pas humbjes në Botëror, kritikohet kancelari gjerman

Kancelari gjerman Friedrich Merz është përballur me kritika në rrjetet sociale pas një postimi në platformën X, ku vlerësoi kombëtaren e Gjermanisë pavarësisht eliminimit të...
12:56 | 30/06/2026

Kombëtarja U-21 do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, grupet kundërshtare që do luajnë

Kombëtarja shqiptare U-21 do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, një nga aktivitetet më të rëndësishme sportive në rajonin e Mesdheut, që do...
12:43 | 30/06/2026

Kupa e Botës 2026, incidente në Hagë pas kualifikimit të Marokut ndaj Holandës

Tifozët marokenë u përleshën me policinë në Hagë dhe festuan në Kazablanka pasi Maroku e detyroi Holandën të eliminohej para kohe nga Kupa e Botës,...
10:23 | 30/06/2026