Trump i jep Medaljen e Nderit pilotit që mori pjesë në arrestimin e Maduros në Karakas

27 Shkurt 2026 | 09:43

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i dha Medaljen e Nderit pilotit Eric Slover, i cili mori pjesë në operacionin për arrestimin e Presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro.

Slover, një pilot 45-vjeçar i Ushtrisë Amerikane, u plagos në këmbë gjatë një operacioni në Karakas në fillim të janarit, por e pilotoi me sukses helikopterin dhe i mundësoi komandës të kryente misionin, duke shpëtuar jetën e shokëve të tij, raporton NBC News.

Ai u vlerësua me medaljen të mërkurën para një audience në Kongres, gjë që është e pazakontë sepse zakonisht jepet gjatë një ceremonie në Shtëpinë e Bardhë, sipas rrjetit televiziv amerikan.

Trump vlerësoi guximin dhe këmbënguljen e tij, duke vënë në dukje se aftësia e Slover për të ruajtur kontrollin e situatës pavarësisht dhimbjes ishte thelbësore për suksesin e misionit.

Presidenti amerikan nderoi gjithashtu pilotin 100-vjeçar të Marinës në pension, Royce Williams, për shërbimin e tij në Luftën Koreane, duke theksuar trimërinë e tij në luftime gjatë konflikteve të shumta, përfshirë Luftën e Dytë Botërore dhe Vietnamin.

Slover është i vetmi anëtar i njësisë që do të nderohet publikisht për këtë operacion, ndërsa pjesëmarrësit e tjerë do të nderohen në një ceremoni private në Shtëpinë e Bardhë, shtoi NBC.

Medalja e Nderit u jepet ushtarëve që “shfaqin në mënyrë të dukshme guxim dhe vendosmëri, duke rrezikuar jetën e tyre përtej detyrës”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave. 3,150 persona janë plagosur

Të paktën 1,450 persona janë konfirmuar të vdekur pas dy tërmeteve që tronditën Venezuelën javën e kaluar, sipas Presidentit të Asamblesë Kombëtare Jorge Rodriguez në...
20:22 | 28/06/2026

Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë

Një aksident i rëndë u regjistrua këtë të diele në Barcelonë, kur dy persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos. Shoferi i njërit mjet...
18:54 | 28/06/2026

Trump kontrollon projektet e rinovimit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump kontrolloi disa nga projektet e tij të rinovimit në Uashington DC të dielën në mëngjes, duke filluar me një shëtitje në...
18:20 | 28/06/2026