“ADN-ja e PS është ndryshimi”, Dokle komenton qëndrimin e Ramës ndaj kritikave të Ditmir Bushatit

12 Qershor 2021 | 12:32

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Namik Dokle u shpreh në Euronews Albania se gjatë këtyre 30 viteve karakteristika apo tipari i kësaj partie ka qenë vullneti politik për të ndryshuar, për të ndryshuar vetëveten dhe më pas edhe shoqërinë.

“Po të më pyesnin se cila është ADN-ja e PS do të thosha që ADN-ja e saj është ndryshimi, i cili realizohet nëpërmjet mendimit të lirë, debatit të shëndetshëm, nëpërmjet idealizimit të anëtarëve të PS-së”, u shpreh ish-deputeti socialist.

Teksa tregoi se ka marrë një ftesë për të qenë sot pjesë e Kongresit të PS-së, z Dokle komentoi edhe qëndrimin e z. Rama në lidhje me kritikat e Ditmir Bushatit.

“PS ka qenë e hapur gjithmonë për debate dhe kritika, nuk është hera e parë që ndodhin kritike dhe qëndrime të ndryshme për probleme të ndryshme. Kjo e ka karakterizuar PS, për një debat të brendshëm, të shëndetshëm”, tha ai.

“Të gjitha qëndrimet e zotit Rama i kanë shërbyer një qëllimi, qëllimit të Integrimit të Shqipërinë në BE, ta bëjë Shqipërinë një vend modern. Nga kjo pikëpamje Edi Rama ka bërë një punë të mirë”, shtoi ai.

Sa i përket Pandeli Majkos dhe Mimi Kodhelit, të cilët nuk mundën të siguronin mandatin për parlamentin e ardhshëm, ai dhe se edhe politikanët jashtë kuvendit mund të japin kontributin e tyre.

“Të mendosh se PS nuk është hapur ndaj prirjeve reja, mendoj se nuk është e saktë”, përfundoi ai.

LEXONI GJITHASHTU:

PS mbledh sot kongresin, kryeministri Rama urim për 30 vjetorin e partisë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026