Begaj në RMV: Shqiptarët rol shtetformues, Korridori VIII bosht strategjik për rajonin

27 Shkurt 2026 | 13:01

Presidenti Bajram Begaj, në konferencën e përbashkët për shtyp me homologen e tij të Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve si shembull të bashkëpunimit rajonal dhe partneritetit strategjik.

Kreu i shtetit shqiptar e cilësoi Marrëveshjen Kornizë të Ohrit si një arritje historike për Maqedoninë e Veriut dhe për stabilitetin në rajon.

“Shqipëria vlerëson si historike Marrëveshjen Kornizë të Ohrit. Zbatimi i plotë i ligjit për gjuhën shqipe dhe ruajtja e funksionimit të mekanizmave të barazisë janë elementë thelbësorë për kohezionin social, stabilitetin institucional dhe perspektivën evropiane të vendit”, u shpreh Presidenti Begaj.

Ai përmendi edhe marrëveshjet e nënshkruara mes dy qeverive, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik.

Një vëmendje të veçantë Presidenti Begaj i kushtoi Korridorit VIII, të cilin e cilësoi simbol të një epoke të re bashkëpunimi.

“Duhet të thellojmë bashkëpunimin politik, ekonomik e shoqëror dhe të krijojmë sinergji të reja në energjinë e gjelbër, ekonominë digjitale dhe ndërlidhjen infrastrukturore. Korridori VIII nuk është vetëm një rrugë transporti, por edhe një korridor energjetik dhe sigurie evropiane që lidh Mesdheun me Detin e Zi, duke i vendosur vendet tona në zemër të këtij aksi strategjik”, u shpreh ai.

Në fjalën e tij, Presidenti Begaj theksoi rolin dhe kontributin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, duke i cilësuar ata si shtetndërtues dhe kontribuues konstruktivë në jetën demokratike të vendit.

“Faktori shqiptar është kyç për stabilitetin politik, qeverisjen dhe avancimin euroatlantik të Maqedonisë së Veriut”, deklaroi ai.

Në përmbyllje, Begaj vlerësoi se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe maqedonasit në Shqipëri përbëjnë një urë të fortë miqësie dhe bashkëpunimi mes dy vendeve, duke forcuar më tej lidhjet tradicionale dhe perspektivën e përbashkët evropiane.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Alibeaj: Në protestë duhet të ishin dy arkivole, jo një! Nuk është simbol i zi, por fund politik

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, juristi dhe ish-deputeti Enkelejd Alibeaj, duke komentuar simbolikën e arkivolit të shfaqur në protestën e së shtunës,...
21:32 | 06/07/2026

Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me protestat e mbajtura në Tiranë, duke ironizuar pjesëmarrësit përmes një postimi në...
20:42 | 06/07/2026

Sot dita e 37-të e protestës, pas fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët nisën marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 37-të radhazi. Si çdo pasdite, edhe këtë të hënë, rreth orës...
19:51 | 06/07/2026