Polonia thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Irani, Izraeli dhe Libani: Rreziku i përshkallëzimit është i lartë
Ministria e Jashtme polake u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të largohen menjëherë nga Irani, Izraeli dhe Libani për shkak të situatës së tensionuar në Lindjen e Mesme.
“Situata e sigurisë në Lindjen e Mesme është e paqëndrueshme. Rreziku i përshkallëzimit është i lartë! Hapësira ajrore për lëvizjen e avionëve civilë mund të mbyllet. Kthimi nga ajri mund të jetë i pamundur ose të pengohet ndjeshëm”, theksoi Ministria e Jashtme polake në tre postime rreth Iranit, Izraelit dhe Libanit.
Mbretëria e Bashkuar ka tërhequr përkohësisht stafin nga ambasada e saj në Teheran. Në një deklaratë, Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar tha se ambasada e saj në kryeqytetin e Iranit do të vazhdojë të operojë nga distanca.
Ndërkohë, ambasada amerikane në Izrael u tha disa punonjësve se mund të largoheshin nga vendi të premten. Ambasadori i SHBA-së në Izrael, Mike Huckabee, i këshilloi stafin që dëshironte të largohej ta bënte këtë sot.
Krahasim me Hitlerin, Maon dhe Stalinin, presidenti Trump: Më duket mirë, por unë jam më i fuqishëm
Obama kritikon qasjen e Trump ndaj Iranit: Kosto të mëdha njerëzore dhe financiare
Pakistani konfirmon: Zvicra do të presë bisedimet SHBA-Iran brenda 2 ditësh
- 13:28 U kapën me 306 bimë narkotike, arrestohen dy persona në Malësi të Madhe
- 13:19 Temperaturat deri në 10 gradë mbi normalen, ja si parashikohet moti për fundjavën
- 13:03 Autokolona e Diasporës mbërrin në Shkodër, niset drejt Tiranës në mbështetje të protestës (PAMJE)
- 12:40 Rama: Për skeptikët brenda familjes politike, karta e BE-së nuk është e imja, por e Shqipërisë
- 12:34 Rama: Nuk kam qenë dhe as nuk kam dërguar njeri në Aruba, është nxjerrë nga fusha e algoritmit
- 12:23 “Shteti nuk ndërtohet nga fryn era”, Rama: Një qeveri nuk e dorëzon kurrë timonin tek zhurma