Rebelët u tërhoqën nga qyteti Uvira, zbulohen dy varre masive në Kongo
Dy varre masive me 172 trupa janë gjetur në qytetin lindor të Uvirës në Republikën Demokratike të Kongos. Varret u zbuluan pasi rebelët AFC/M23 u tërhoqën nga qyteti.
Rebelët pushtuan për pak kohë Uvirën, në brigjet e liqenit Tanganyika pranë kufirit me Burundin, në dhjetor. Ata filluan të tërhiqeshin një javë më vonë nën presionin e SHBA-së dhe ushtria kongoleze hyri përsëri në qytet muajin e kaluar.
Zëdhënësi i rebelëve Lawrence Kanyuka i tha Reuters se nuk ishte në dijeni të ndonjë varri masiv kur grupi kontrollonte Uvirën dhe akuzoi qeverinë për “propagandë” që synonte dëmtimin e reputacionit të AFC/M23.
Jean-Jacques Purussi, guvernatori i emëruar nga Kinshasa i provincës së Kivu Jugor, ku ndodhet Uvira, u tha gazetarëve vendas se varret u gjetën në rrethet Kilomoni dhe Kabimvira. Njëri përmbante 31 trupa dhe tjetri 141.
Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend
“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit
Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë
- 20:07 Italia tenton goditjen e madhe, Federata i propozon Pep Guardiolës drejtimin e “Axurrëve”