Sulmet e Izraelit kundër Iranit, Ministria e Jashtme: Shqiptarët në Izrael të kenë kujdes të shtuar
Këtë të shtunë, Ministria e Punëve të Jashtme ka lëshuar një njoftim zyrtar në lidhje me situatën e fundit që po zhvillohet midis Izraelit dhe Iranit.
Në njoftim, ministria u bën thirrje qytetarëve shqiptarë që janë në Izrael të tregojnë kujdes të shtuar dhe të ndjekin me vëmendje njoftimet zyrtare.
Njoftimi i plotë:
Njoftim për qytetarët shqiptarë në Izrael
Në vijim të situatës së jashtëzakonshme, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që ndodhen në Izrael të tregojnë kujdes të shtuar, të ndjekin me vëmendje njoftimet zyrtare dhe të respektojnë udhëzimet e sigurisë së autoriteteve vendore.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ambasada Shqiptare në Tel Aviv po ndjekin nga afër zhvillimet. Njoftojmë se Ambasada Shqiptare në Tel Aviv është në dispozicion të plotë të qytetarëve tanë të ndodhur në Izrael dhe është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet vendase.
Për çdo nevojë emergjente, qytetarët shqiptarë që gjenden në Izrael janë të lutur të kontaktojnë në numrat:
+972549042813
+972544806601
Lutemi që kontaktet e emergjencës të përdoren vetëm nga qytetarët e ndodhur në Izrael. Këto kontakte nuk do të mund të japin informacione për median.
MEPJ do të vijojë të informojë në mënyrë të rregullt për çdo zhvillim të mëtejshëm.
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë