Bayern do të shpallet kampion pasi të mposhtë Arsenalin, parashikimi i superkompjuterit
Ky edicion i Champions League ka rezultuar fantastike deri më tani, por pritet edhe më spektakolar në fazat në vijim. Rezultate të papritura, dështime, por dhe eliminime surprizë, natyrisht dhe kualifikime që askush nuk i kishte menduar. Gara ka hyrë në një fazë të nxehtë, ku askush nuk guxon të bëjë dot parashikime, vetëm një jofrymor, një superkompjuter.
Një i tillë ka parashikuar se kush do të jetë fituesi i këtij edicioni dhe emri i përzgjedhur është ai i Bayern Munchen, ku në finale do të mposhtë Arsenalin. Sfida në fjalë do të vendoset pas gjuajtjes së penalltive, pasi koha e rregullt mbyllet në barazim 1-1. Lojtari vendimtar për bavarezët do të jetë britaniku Harry Kane, që lufton dhe për këpucën e artë.
Sa i përket rrugëtimit deri në finale, gjermanët do të eliminojnë Man Cityn, ndërsa në çerekfinale një tjetër skuadër angleze, Liverpoolin. Në anën tjetër Arsenal pasi të ketë eliminuar Leverkusenin, do të mposhtë Sportingun e Lisbonës. Në gjysmëfinale do të jetë radha e Barcelonës ku topçinjtë do të hakmerren për sfidën e 2006-ës dhe më pas në finale, ku humbasin përballë Bayernit. Ky është veçse një parashikim i një pajisje elektronike, por do të jetë fusha ajo që do të konfirmojë gjithçka.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë