Kishte përshtatur lokalin e tij për organizimin e lojrave të fatit, në pranga 37-vjeçari në Bulqizë
Këtë të shtunë, policia ka vënë në pranga një 37-vjeçar, i cili kishte përshtatur lokalin e tij për veprimtari të paligjshme të lojërave të fatit.
Sipas njoftimit nga policia, u arrestua në Bulqizë shtetasi D.M., 37 vjeç, për veprat penale “Organizimi i llotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”.
“Vihet në pranga administratori i një subjekti i cili e kishte përshtatur ambientin për veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit.
Sekuestrohen 3 makineta që shërbejnë për lojëra fati, 1 kompjuter dhe 1 printer që shërbejnë për lojën bingo.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Dibër në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar kontrolle në ambiente të ndryshme ku dyshohej se organizoheshin lojëra fati dhe si rezultat kanë goditur 1 rast të kësaj veprimtarie.
Gjatë kontrollit në subjektin (lokal bar-kafe), në administrim nga shtetasi D.M., në qytetin e Bulqizës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 makineta që shërbejnë për lojëra fati, 1 kompjuter dhe 1 printer për ofrimin e lojës bingo”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme.
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë