Protesta e PD, Berisha: E kemi vënë përpara regjimin, luftën do ta fitojmë me kryengritje të qëndrueshme

28 Shkurt 2026 | 13:20

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një komunikim live në rrjetin e tij social, tha se protestat që ka zhvilluar PD kanë tronditur qeverinë e Edi Ramës. Për protestën e radhës, e cila do të mbahet këtë të shtunë në orën 18:00 përpara Kryeministrisë, Berisha u shpreh se do të jetë një kryengritje paqësore.

Sakaq, ai theksoi se revolta e qytetarëve shqiptarë ka nxjerrë në pah para botës fytyrën e vërtetë të Edi Ramës dhe ju bëri thirrje të gjithë qytetarëve t’i bashkohen protestës.

“Protesta jonë, kryengritja jonë paqësore ka tronditur në themele regjimin dhe ka pasur jehonën më të fuqishme në Europë dhe botë. E them dhe e përsëris, ne mbrojtëm dinjitetin e këtij vendi, mbrojtëm dinjitetin e kombit tonë dhe bënë detyrën që kemi në misionin e shpëtimit të Shqipërisë.

Revolta tronditëse e qytetarëve shqiptarë vuri me shpatulla pas muri Edi Ramën. Nxori në shesh para shqiptarëve dhe botës fytyrën e tij të vërtetë prej diktatori.

Pasi dështoi me grushtin e shtetit me Gjykatën Kushtetuese, ai përpiqet me ndryshime ligjesh të krijojë një mburojë për veten dhe bashkëhajdutët e tij në mënyrë që ligji të mos mund t’i dënojë, të vazhdojnë të qetë të vjedhin fondet dhe pasuritë publike.

Këto përpjekje të Edi Ramës shënojnë agoninë, progresin e agonisë politike të tij. Dëshmojnë se suksesin e opozitës në kilometrin e fundit të saj. Por këto ftojnë që kjo betejë të vazhdojë me të gjithë forcat tona. Në rast se ne, të themi se arritëm ta vëmë përpara regjimin, ne nuk kemi fituar ende luftën.

Lufta fitohet me kryengritjen tonë të qëndrueshme dhe unë kam besim tek shqiptarët se sot janë më të gatshëm se kurrë të ndahen me këtë regjim”, është shprehur Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta qytetare në Tiranë, tubimi i 22-të para Kryeministrisë pritet në orën 19:00

Në Tiranë pritet të zhvillohet sot protesta e 22-të radhazi para godinës së Kryeministrisë, si pjesë e një serie tubimesh që kanë vijuar prej tre...
19:13 | 21/06/2026

Rama nxjerr video e influencerave: Ne kemi Shqipërinë 2030 në BE të shqiptarëve të punës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video ku përmbledh një pjesë të madhe të influencerëve që kanë folur për protestën në rrjete sociale. “Rama në...
18:39 | 21/06/2026

Berisha: Grisja e flamurit izraelit akt kriminal, të ndëshkohet autori

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e konsideroi grisjen e flamurit të Izraelit një akt kriminal dhe kërkoi ndëshkimin e autorit. Me anë të një...
18:22 | 21/06/2026