Pas sulmeve të javës së kaluar, Trump paralajmëron Iranin: Ndaloni Hezbollahun ose do të godasim më fort

21 Qershor 2026 | 18:00

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka paralajmëruar Iranin se mund të përballet me sulme edhe më të ashpra nëse nuk ndalon veprimtarinë e aleatëve të tij në Liban.

Përmes një deklarate publike, Trump iu referua Hezbollahut, grupit paramilitar të mbështetur nga Irani, i cili prej muajsh është i përfshirë në shkëmbime zjarri me Izraelin përgjatë kufirit verior.

“Irani duhet t’i ndalojë menjëherë përfaqësuesit e tyre të paguar shumë në Liban që të shkaktojnë probleme”, shkroi Trump.

Ai paralajmëroi se në rast se Teherani nuk ndërhyn për të frenuar Hezbollahun, SHBA do të reagojë ushtarakisht.

“Nëse nuk e bëjnë këtë, ne do ta godasim Iranin shumë fort përsëri, ashtu siç bëmë javën e kaluar, vetëm më fort”, deklaroi presidenti amerikan.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kupa e Botës, Justin Bieber i është bashkuar listës së yjeve që do të interpretojnë në ndeshjen finale

Justin Bieber i është bashkuar listës së yjeve që do të interpretojnë në ndeshjen e funidt të Kupës së Botës në 19 korrrik në Nju...
21:03 | 11/07/2026

Libani konfirmon pjesëmarrjen në raundin e ardhshëm të bisedimeve me Izraelin

Libani ka informuar të shtunën SHBA-në se do të marrë pjesë në bisedime shtesë me Izraelin që do të mbahen në Romë, tha një burim...
20:53 | 11/07/2026

Epidemia e Ebolës në Kongo, 1,830 raste të infektuara. 648 viktima

Në Republikën Demokratike të Kongos bëhet me dije se 1,830 raste janë konfirmuar në laborator të virusit Ebola, ku epidemia e shpallur më 15 maj...
20:45 | 11/07/2026