Erdogan reagon për sulmin ndaj Iranit: Izraeli e ka helmuar procesin e negociatave
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me sulmet ajrore të përbashkëta të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, duke i cilësuar ato si rezultat të “provokimeve” të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.
“Jemi thellësisht të trishtuar dhe të shqetësuar nga sulmet amerikano-izraelite kundër fqinjit tonë, Iranit,” tha Erdogan gjatë një fjalimi në një iftar në Stamboll. Ai shtoi se SHBA-të dhe Irani nuk kishin arritur të kapërcenin një “krizë besimi” në negociatat e tyre, ndërsa Izraeli e kishte “helmuar procesin”.
Erdogan gjithashtu theksoi: “Që të mos derdhet më gjak dhe që rajoni ynë të mos vuajë më shumë dhimbje, të gjithë aktorët – veçanërisht bota islame – duhet të ndërmarrin veprime urgjente. Si Turqi, ne kemi bërë – dhe do të vazhdojmë të bëjmë – çdo gjë që na bie mbi supe për të siguruar që çështjet të zgjidhen me qetësi dhe maturi, ashtu siç kemi bërë që nga dita e parë.”
Në një deklaratë të veçantë, Ministria e Jashtme e Turqisë paralajmëroi se përshkallëzimi midis Izraelit, SHBA-së dhe Iranit vë në rrezik “të ardhmen e rajonit tonë dhe stabilitetin global”. Ministria dënoi provokimet që mund të çojnë në dhunë të mëtejshme dhe u bëri thirrje të gjitha palëve t’i japin fund armiqësive menjëherë.
Ministria theksoi se çështjet rajonale duhet të zgjidhen me mjete paqësore dhe ofroi shërbimet diplomatike të Turqisë, duke deklaruar: “Turqia është e gatshme të ofrojë mbështetjen e nevojshme në lidhje me ndërmjetësimin”. Po ashtu, zyrtarët vunë në dukje se siguria e qytetarëve turq që jetojnë në vendet e prekura mbetet një përparësi kryesore.
Më herët sot, Izraeli dhe SHBA-të nisën një fushatë të gjerë ajrore kundër Iranit me qëllimin e deklaruar për ndryshimin e regjimit në vend. Irani ka reaguar me sulme me raketa balistike dhe dronë që synojnë Izraelin dhe asetet amerikane në vendet e Gjirit.
Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës