Gramoz Ruçi jep dorëheqjen nga të gjitha funksionet e Partisë Socialiste
Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka njoftuar se ka dhënë dorëheqjen nga të gjitha funksionet e Partisë Socialiste. Lajmi u bë i ditur nga vetë z. Ruçi, gjatë fjalës që mbajti në Kongresin e jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste.
Ai theksoi se në muajin shtator, që përkon dhe me fillimin e legjislaturën e re nuk do ta ushtrojë mandatin e deputetit, që e fitoi më 25 prill.
“Më 9 shtator, që fillon legjislatura e re nuk do të ushtroj mandatin që më kanë dhënë socialistët dhe nuk do kem ambicien për të qenë në asnjë organ të zgjedhur të familjes time që më ka dhënë kaq shumë në këto 30 vjet”, tha Ruçi.
Mes tjerash, z. Ruçi përshëndeti dhe falënderoi bashkëudhëtarët e tij në tre dekada të Partisë Socialiste.
“Falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët e mi, që kam pasur fatin të bashkëpunoj në këto 30 vjet. Dua t’u kërkoj ndjesë atyre, që mendojnë se unë në këto 30 vjet nuk kam plotësuar objektivat”, tha Ruci.
Kryeministri i vendi dhe lideri aktual i Partisë Socialiste, Edi Rama e vlerësoi punën dhe mbështetjen që ka pasur nga Gramoz Ruçi, ndërsa shtoi se këshillat e tij kanë qenë për të mburojë dhe garant i sukseseve në politikë.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta