“Khamenei u vra”, Trump përgjigjet se kë do të donte që ta zëvendësonte liderin iranian

28 Shkurt 2026 | 21:52

Në një intervistë për NBC News, Presidenti Donald Trump tha se beson që raportet se Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei, u vra gjatë sulmeve ajrore janë të sakta.

Ai shtoi se “shumica” e udhëheqjes së lartë të Iranit është “zhdukur”, duke thënë: “Njerëzit që marrin të gjitha vendimet, shumica e tyre janë zhdukur”.

I pyetur se kush do ta zëvendësonte Khamenein, Trump tha: “Nuk e di, por në një moment do të më telefonojnë për të më pyetur se kë do të doja”, duke shtuar se “po bëhem vetëm pak sarkastik kur e them këtë”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump paralajmëron Iranin: Për çdo ushtar amerikan të vrarë do të ketë nga një përgjigje të fortë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka dërguar një mesazh të ri të ashpër ndaj Iranit, duke paralajmëruar se çdo sulm që shkakton vdekjen e një...
21:33 | 20/07/2026

Kryeministri i ri britanik prezanton kabinetin, emëron kancelarin dhe sekretarin e Jashtëm

Kryeministri i ri britanik, Andy Burnham, ka prezantuar kabinetin e tij të ri, duke emëruar John Healey si kancelar dhe Ed Miliband në postin e...
21:28 | 20/07/2026

Premtimi i parë i Burnham si kryeministër: Do t’i japim fund fjetjes në rrugë të të pastrehëve në Angli

Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, mbajti këtë të hënë fjalimin e tij të parë pas marrjes së detyrës, duke premtuar se...
20:18 | 20/07/2026