Trump: Khamenei dhe banda e tij e kriminelëve të etur për gjak janë eliminuar

28 Shkurt 2026 | 22:48

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka publikuar një deklaratë të fortë në rrjete sociale, ku pretendon se udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, ka vdekur. Në mesazhin e tij, ai e cilëson Khamenein si “një nga njerëzit më të këqij në histori” dhe e paraqet këtë zhvillim si drejtësi jo vetëm për popullin iranian, por edhe për amerikanët dhe qytetarë të tjerë në mbarë botën që, sipas tij, janë vrarë ose gjymtuar nga regjimi iranian.

Trump thekson se operacioni është realizuar falë sistemeve të avancuara të inteligjencës dhe gjurmimit, në bashkëpunim të ngushtë me Izraelin. Ai shton se ky moment përbën “mundësinë më të madhe” për popullin iranian që të rimarrë vendin e tij, ndërsa pretendon se shumë pjesëtarë të Gardës Revolucionare Islamike, ushtrisë dhe forcave të sigurisë nuk duan më të luftojnë dhe po kërkojnë imunitet.

“Khamenei, një nga njerëzit më të këqij në histori, ka vdekur. Kjo nuk është vetëm drejtësi për popullin e Iranit, por për të gjithë amerikanët e mëdhenj dhe për njerëzit nga shumë vende të botës që janë vrarë ose gjymtuar nga Khamenei dhe banda e tij e kriminelëve të etur për gjak. Ai nuk ishte në gjendje t’u shmangej sistemeve tona të inteligjencës dhe gjurmimit shumë të sofistikuara dhe, duke punuar ngushtë me Izraelin, nuk kishte asgjë që ai apo udhëheqësit e tjerë të vrarë së bashku me të mund të bënin. Kjo është mundësia më e madhe për popullin iranian që të rimarrë vendin e tij. Po dëgjojmë se shumë nga Garda Revolucionare Islamike, ushtria dhe forcat e tjera të sigurisë dhe policisë nuk duan më të luftojnë dhe po kërkojnë imunitet nga ne. Siç thashë mbrëmë: ‘Tani mund të kenë imunitet, më vonë do të kenë vetëm vdekje!’ Shpresojmë që Garda Revolucionare dhe policia të bashkohen në mënyrë paqësore me patriotët iranianë dhe të punojnë së bashku për ta rikthyer vendin në madhështinë që meriton. Ky proces duhet të nisë së shpejti, pasi jo vetëm vdekja e Khameneit, por edhe vendi është, brenda vetëm një dite, shumë i shkatërruar, madje i rrafshuar. Megjithatë, bombardimet e rënda dhe të sakta do të vazhdojnë pa ndërprerje gjatë gjithë javës ose për aq kohë sa të jetë e nevojshme për të arritur objektivin tonë të PAQES NË LINDJEN E MESME DHE, NË TË VËRTETË, NË MBARË BOTËN”, shkruan Trump.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur drejt Ukrainës, sulmohet një anije në brigjet e Rumanisë

Presidenti rumun, Nicusor Dan ka njoftuar se një anije me flamur liberian që lundronte nga Egjipti në Ukrainë është goditur në brigjet e Rumanisë në...
10:48 | 21/07/2026

Tërheqja e trupave izraelite, ushtria libaneze vendoset në qytetin jugor Zawtar al-Gharbiyeh

Trupat e ushtrisë libaneze filluan të vendosen në qytetin jugor libanez Zawtar al-Gharbiyeh të martën, pasi forcat izraelite u tërhoqën nga zona, tha një zyrtar...
09:53 | 21/07/2026

Shtetet e Gjirit po mbajnë barrën e hakmarrjes së Iranit, pse nuk kundërpërgjigjen?

Gjatë gjithë luftës së saj me SHBA-në, kundërsulmi i Iranit është drejtuar kryesisht ndaj vendeve arabe të pasura me naftë që kufizohen me Gjirin Persik. Irani ka...
09:40 | 21/07/2026