Kakavijë, 300 kamionë hynë në Shqipëri! Orë të gjata pritje në kufi
Në Kakavije vazhdon fluksi i rënduar i lëvizjes së kamionëve të transportit ndërsa vetëm në fundjavë rreth 300 trajlera hynë në tokën shqiptare nëpërmjet kësaj dogane. Bllokimi i lëvizjes së kamionëve të transportit nëpërmjet doganës së Kapshticës, si shkak i dëmtimit të rrugës në Librazhd ka sjellë fluks të tyre në Kakavije. Megjithëse dogana ka shtuar personelin sërish kamionëve ju është dashur të presin për orë të tëra në radhë për të kryer procedurat e zhdoganimit në kufi.
“Për shkak të rrugës është shtuar fluksi në Kakavije kryesisht i kamionëve për arsye sepse po punohet vetëm me një pikë doganore tani. Janë këto orët e gjata që ngelim këtu në Kakavije, mbrëmë nuk kaluam dot, sepse edhe pala greke e mbylli doganën sipas orarit që kanë, problem është se transportojmë ngarkesë me fruta”, tha ai.
Tashmë në doganën e Kakavijës është 5-fishuar hyrja e kamionëve me destinacion Shqipërinë dhe shtete të tjera. Fluks të shtuar të qarkullimit të mjeteve të transportit të mallrave regjistrohet edhe në rrugët kombëtare që lidhin Qarkun e Gjirokastrës me pjesën tjetër të vendit.
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta