Ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira, arrestohen dy vajza në Tiranë
Policia e Tiranës këtë të hënë ka arrestuar dy shtetase vietnameze pasi dyshhet se ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira, në rrugën “Naim Frashëri”, Tiranë.
Në kuadër të operacionit të koduar “Ilegal chat”, u arrestuan shtetaset vietnameze, Th. A., 51 vjeçe dhe Th. P., 33 vjeçe.
“Arrestohen 2 shtetase vietnameze, të cilat, për të kryer këtë veprimtari kriminale, komunikonin me shtetas të ndryshëm, në rrjete sociale.
Në vijim të operacioneve të bazuara te puna informative, me objektiv konstatimin e ambienteve të vëna në dispozicion të ushtrimit të prostitucionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 finalizuan operacionin e koduar “Ilegal chat”. Nga verifikimet rezultoi se bisedat për kryerjen e kësaj veprimtarie, kryheshin në rrjete sociale.
Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë