Politikani “i sertë”, 30 vitet e Gramoz Ruçit në PS dhe largimi si fitimtar

12 Qershor 2021 | 22:22

Karriera politike e Gramoz Ruçit në Partinë Socialiste është mbyllur. Një ndër funksionarët më jetëgjatë në radhët e të majtëve, është tërhequr me deklaratën e mbajtur në Kongres, pas 30 viteve kontribut në parti.

Prej vitit 1991, Ruçi zuri pozitën e Hekuran Isait në ministrit të Punëve të Brendshme në qeverinë Nano, po atë vit kryetar i Komitetit të Sigurimit.

Një politikan i sertë, me tipare dhe qëndrim të ftohtë, nga opozita eshte akuzuar si individ me brumosje komuniste, ndërsa në parlament apo në takime politike, ka mbajtur qendrime të matura dhe konçize, duke anashkaluar fyerjet e ofendimet.

Gramoz Ruçi ishte 40 vjeç kur lindi Partia Socialiste, dhe në vitet 1991-1996 dhe 1999-2005 ka mbajtur postin e sekretarit të përgjithshëm në Parti.

Më tej u zgjodh Sekretar Organizativ dhe Kryetar i grupit kuvendor e në vitin 2010 Gramoz Ruçi u emërua në postin e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së dhe atë të Kryetarit të Asamblesë Kombëtare, ndërkohë që në legjislaturën 2017-2021 ishte kryetar i parlamentit.

Gramoz Ruçi lindi në fshatin Salari të Tepelenës, ndërsa natyrshëm ai do të mbahet mend si drejtuesi politik dhe deputet i Fierit, aty ku është zgjedhur në zgjedhjet e fundit parlamentare.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026