11 ditë nga shembja, kreu i ARRSH: Rruga Librazhd-Përrenjas do hapet nesër
Rruga Librazhd –Përrenjas e bllokuar prej 11 ditësh pritet të hapet nesër. Lajmi është bërë me dije nga kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli.
Ndërkohë kreu i ARRSH-së, Ami Kozeli, gjatë një deklarate për mediat është shprehur se aksi i ri alternativ i rrugës Librazhd-Prrenjas do të ketë një gjerësi prej 9 metër.
“Rruga do të hapet duke filluar nga dita e nesërme në orën 12:00. Gjatë kësaj periudhe, masat që morëm në këshillin teknik për devijimin e rrjedhës së lumit, që të mos godisnin më poshtë hekurudhës dhe me lehtësimin e trupit të rrëshqitur na shërbeu shumë për të bërë punën parapërgatitore që u bë gjatë këtyre ditëve, për të bërë të mundur hapjen e trafikut.
E theksoj se ishte e domosdoshme që punimet që do të nevojiten për rrugën alternative mbi lumin Shkumbin dhe në krah të hekurudhës, do të kërkojnë të paktën 6 ditë nga vlerësimet tona. Sepse bëhet fjalë për 80 mijë metër kub mbushje, 18 mijë metër kub mbrojtje lumore dhe 2800 ton shtresë asfalti. Këto shifra janë të nevojshme për t’u analizuar edhe nga ekspertë.
Segmenti i ri do të jetë i hapur për të gjitha mjetet. Rruga nuk ka shfaqur asnjë lloj cedimi. Kjo është edhe fryt i masave të marra gjatë këtyre ditëve, ku është devijimi i rrjedhës së lumit që na ka shmangur goditjen nga poshtë. Ai aks do të ketë një gjerësi prej 9 metër. Ne si Autiritet morëm vendim për pezullimin e punimeve në Korridorin VIII, deri në përfundim të punimeve për rrugën alternative”, tha Kozeli.
Hodhën sende të forta dhe mjete piroteknike në drejtim të Policisë, procedohen 30 protestues. Arrestohen 2 të tjerë
Dokumenti ‘Besa’, Rama: Për kthesën e mandatit të katërt! Protestën ta kthejmë në një test pjekurie të demokracisë
Përplasi për vdekje 74-vjeçaren në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet 65-vjeçari. Në pranga edhe i biri
- 14:11 Hodhën sende të forta dhe mjete piroteknike në drejtim të Policisë, procedohen 30 protestues. Arrestohen 2 të tjerë
- 14:08 Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë
- 13:49 Dokumenti ‘Besa’, Rama: Për kthesën e mandatit të katërt! Protestën ta kthejmë në një test pjekurie të demokracisë
- 13:32 Përplasi për vdekje 74-vjeçaren në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet 65-vjeçari. Në pranga edhe i biri
- 13:31 Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet, u bë i mundur lirimi i vajzës
- 13:17 Stuhi e fortë shiu dhe breshëri përfshin qytetin e Elbasanit (VIDEO)