Berisha sulmon Ramën për editorialin me Vuçiç: Po rrezikon ëndrrën evropiane të shqiptarëve
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi ndaj një editoriali të përbashkët të kryeministrit Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç në gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ), ku ata propozojnë një qasje të re strategjike për procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian. Berisha e cilëson këtë veprim si një kërcënim për ëndrrën historike të shqiptarëve për integrim në BE, duke theksuar se qytetarët po privohen nga të drejtat dhe standardet që garantohen nga kriteret e Kopenhagenit dhe acquis i BE-së.
Duke folur nga foltorja e PD-së para godinës së kryeministrisë, Berisha tha se Rama, në bashkëpunim me Vuçiç, po përpiqet të minimizojë rëndësinë e këtyre standardeve dhe të përqendrohet vetëm tek tregu i lirë, duke rrezikuar kështu mirëqenien, arsimimin dhe shëndetësinë e qytetarëve shqiptarë.
“Përsëri ftoj shqiptarët të ndërgjegjësohen se në këto kohë, më shumë se kurrë që nga vitet 1945–1946, po luhet me fatin e tyre. Fati i të gjithë shqiptarëve, pas rënies së Perdes së Hekurt, ishte që një ditë të anëtarësohemi në Bashkimin Evropian. Ishte fati evropian, fati më i mirë për këtë komb. Këtë fat e kanë shkruar në librat e tyre që në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX rilindasit tanë. ‘Shqipëria, zonjë në Europë’ ishte ëndrra e tyre. Shqipëria zonjë në Europë do të thotë Shqipëria anëtare me të drejta të plota në BE. Çfarë po ndodh sot? Tani që ka shpallur si moto se do t’i vjedhë shqiptarët pa pyetur njeri, kryeministri shkruan me padronin e tij një faqe të tërë në gazetën më të madhe të Europës, duke thënë se nuk ka nevojë që Shqipëria të anëtarësohet me të drejta të plota në BE. Vetëm një armik i shqiptarëve, një tradhtar, një njeri që nuk ka asgjë të përbashkët me këtë komb, mund të shprehet në këtë mënyrë. Qytetarët duhet ta dinë se procesi i integrimit në BE ka disa dimensione, por dy janë më të lidhurat me jetën e tyre. Së pari janë kriteret e Kopenhagenit, që garantojnë të drejtat e qytetarëve, barazinë para ligjit, drejtësinë, votën e lirë. Pikërisht këtë dimension ai thotë se nuk na duhet. Së dyti është tregu i lirë, për të cilin thotë ‘atë na e jepni’. Por tërhiqet nga ajo që quhet acquis communautaire, pra nga standardet që kanë të bëjnë me qytetarin dhe komunitetin. Mirëqenia është ajo që e dallon sot Europën nga çdo pjesë tjetër e botës. BE është bashkim në mirëqenie, bashkim në shërbime të shkëlqyera, në një sistem arsimor e shëndetësor cilësor, në shërbime dinjitoze për qytetarët. Të shkruash me paturpësinë më të madhe se këto nuk na duhen, është akt i rëndë. Sepse këto standarde kërkojnë që të mos vjedhësh qytetarët, të mos vjedhësh zgjedhjet, të respektosh ligjin. Prandaj, duke hequr dorë nga këto kritere dhe standarde, po shkatërrohet ëndrra më e bukur e këtij kombi – ëndrra evropiane e shqiptarëve”, shkruan Berisha.
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 14:45 Bahreini: U shënjestruam nga dronë iranianë pas sulmeve amerikane ndaj Iranit
- 14:32 “Omega” përvëlon Europën, 94 milionë njerëz përballen me temperaturat ekstreme
- 14:17 Ministri i Brendshëm Lamallari për Euronews Albania: Mund të shpallen persona të tjerë “Non Grata”
- 14:02 Nga Chevrolet te raketat Patriot, Amerika ndryshon strategjinë ushtarake
- 13:36 KQZ certifikoi rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë, ja sa ulëse fituan LVV, PDK, LDK dhe AAK në Kuvend
- 13:27 Barack Obama i ka ngritur një monument vetes