Zgjedhjet në PD, votojnë Basha, Kadilli dhe Harxhi. Shehaj denoncon përjashtimin e vëzhguesve të vet

13 Qershor 2021 | 10:37

Kreu aktual i Partisë Demokratike, Lulzim Basha hodhi votën e tij për liderin e ri të partisë rreth orës 10.20 në selinë e PD. Z. Basha shoqërohej nga ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.

Në një deklaratë të shkurtër për mediat pas votimit, z. Basha i cilësoi zgjedhjet në PD unike dhe si shprehje e demokracisë së brendshme dhe debatit brenda partisë.

“Dua të falenderoj mediat për mbulimin që po i bëjë këtij procesi unik, të gjithë demokratët, komisionerët, vëzhguesit në këtë proces të vlerave, të demokratëve me anë të zgjedhjes me një anëtar një votë që janë vlerë e demokracisë, konkurrencës dhe debatit. Me këto vlera e kemi nisur betejën për ndryshimin e shqiptarëve dhe do ta çojmë nderi në fund me përmbysjen e regjimit  Rama-Doshi”, u shpreh z. Basha.

Fatbardh Kadilli i bëri thirrje demokratëve për pjesëmarrje masive në zgjedhjet e sotme ku vendoset për liderin e ri të demokratëve n ë 4 vitet e ardhme.

Në një deklaratë për mediat pasi hodhi votën për kreun e ri të Partisë Demokratike, z. Kadilli tha se edhe pse ishte i ndërgjegjshëm se merrte pjesë në një garë të pabarabartë, ai ishte i lumtur që kishte ndezur shkëndijën e parë të garës përmes vetëshpalljes si kandidat.

“Jam i lumtur që ndeza shkëndijën e parë. Ky është kontributi i parë e më tej manifesti për ringritjen e PD për ta bërë PD parti të hapur edhe fitues. Procesi i vërtetë është fryma me të cilën do të dalin demokratët. Është hera e parë që një forcë politike që në një kohë shumë të shkurtër të bëjë aq shumë”, tha z. Kadilli. Më herët e hodhi votën kreu aktual, Lulzim Basha i shoqëruar nga ish-deputetja Jorida Tabaku.

Edhe e vetmja kandidate grua, Edith Harxhi ka hedhur votën për kreun e ri të PD

Në një deklaratë për mediat pas votimit, znj. Harxhi u shpreh e bindur në fitore, që sipas saj do të sjellë edhe reformimin e PD, ndërsa akuzoi kryesinë aktuale se ka përgjysmuar listat e votueseve duke u mohuar të drejtën e votës demokratëve të vjetër.

“Mendoj se do të jem fituese, dhe demokratët do të jenë fitues sot. Ka pasur probleme të mëdha, anëtarësia është përgjysmuar në shumë degë të PD, unë do të bëja një thirrje për z. Basha dhe kryesinë, demokratët duhet të jetë në lista. Janë penguar demokratë të orëve të para që të votojnë vetëm pse nuk janë aktivë në PD. Dita jonë fillon sot, unë filloj sot betejën time për të ringritur PD”, tha znj. Harxhi.

Agron Shehaj, njëri prej kandidatëve ushtroi të drejtën e tij të votës rreth orës 12:30, ndërsa ftoi të gjithë demokratët të votojnë, jo vetëm për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike por për zgjedhjen e fituesit të zgjedhjeve të ardhshme.

“Këto zgjedhje rrisin vlerat e Partisë Demokratike, por nëse standardi është i ulët ky proces mund të kthehet në një boomerang. Është e rëndësishme se kush do të fitojë nga kandidatët, por është akoma më e rëndësishme besueshmëria e Partisë Demokratike”, tha Shehaj.

Ky i fundit, përmes një postimi në rrjetet sociale ka denoncuar disa parregullsi me listat e votuesve dhe përjashtimin e disa prej vëzhguesve të tij nga monitorimi i zgjedhjeve.

Votimet për kreun e ri të PD janë hapur në orë 8:00 dhe do të vazhdojnë deri në orën 19:00. Janë mbi 75 mijë anëtarë me të drejtë vote që do të zgjedhin liderin e ri për 4 vitet e ardhshme.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026