MPJ thirrje për situatën në Lindjen e Mesme: Shmagni udhëtimet
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se, pas përshkallëzimit ushtarak në rajonin e Lindjes së Mesme, situata e sigurisë mbetet e paqëndrueshme dhe e paparashikueshme.
Në një komunikatë të publikuar këtë të martë, ministria këshillon fuqimisht shtetasit shqiptarë të shmangin çdo udhëtim drejt vendeve të rajonit deri në një njoftim të dytë.
Shtetasit shqiptarë që ndodhen aktualisht në rajon këshillohen të tregojnë vigjilencë maksimale dhe të shqyrtojnë mundësinë e largimit përmes linjave ajrore, për aq kohë sa ato vijojnë të jenë funksionale. Ata duhet gjithashtu të ndjekin informacionet nga burime mediatike të besueshme, të respektojnë udhëzimet e autoriteteve lokale dhe të kenë gjithmonë të gatshme dokumentet e udhëtimit dhe mjetet e komunikimit.
Në rast të përkeqësimit të situatës, mbyllja e hapësirës ajrore mund të zgjerohet, duke çuar në anulime fluturimesh pa paralajmërim. Ministria u bën thirrje qytetarëve të kontaktojnë kompanitë ajrore për çdo informacion lidhur me udhëtimet.
Autoritetet shqiptare vijojnë monitorimin e situatës dhe premtojnë informim në kohë reale për çdo zhvillim të ri.
Alibeaj: Në protestë duhet të ishin dy arkivole, jo një! Nuk është simbol i zi, por fund politik
Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut
Sot dita e 37-të e protestës, pas fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët nisën marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun