Iu vodhën europianëve 15 mln €, SPAK sekuestron pasuritë e dy të akuzuarve (Lista)

3 Mars 2026 | 13:24

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka dërguar sot në Gjykatë kërkesën për konfiskimin e pasurive të sekuestruara ndaj dy shtetasve, të identifikuar me inicialet Josel Mici dhe Mendim Domi, në kuadër të një hetimi pasuror.Sipas njoftimit zyrtar, kërkesa për konfiskim lidhet me pasuritë e sekuestruara.

Hetimi pasuror është zhvilluar në kuadër të procedimit ndaj Josel Micit dhe Mendim Domit, të cilët janë gjithashtu në gjykim për procedimin penal nr. 166 të vitit 2021.

Nga verifikimet e kryera, këto pasuri rezultojnë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale.

Pasuritë për të cilat kërkohet konfiskimi përfshijnë:

  1. Apartamente dhe njësi banimi në Tiranë;
  2. Njësi shërbimi me sipërfaqe të konsiderueshme në zonën e Bulevardit të Ri;
  3. Vila në Gjirin e Lalzit dhe në komplekse turistike rezidenciale;
  4. Sipërfaqe toke (arë) në zonat Mazrek, Kashar dhe Sauk;
  5. Garazhe në Njësinë Administrative nr. 9, Tiranë;
  6. Automjete të markave BMW dhe Audi;
  7. Kuota pjesëmarrjeje në shoqërinë tregtare “SUPER FOODS” sh.p.k.;
  8. Llogari bankare në Union Bank, me balanca në euro dhe lekë.

Sipas SPAK, vlera totale e pasurive për të cilat është kërkuar konfiskimi arrin në 1,976,870 euro dhe 9,330,062 lekë.

Dy shtetasit po gjykohen për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident në Portin e Durrësit, kamioni përplas shoferin nga Kosova. Dërgohet me urgjencë në spital

Një drejtues kamioni është përplasur aksidentalisht në portin e Durrësit nga një tjetër kamion. Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm kur shoferi me origjinë nga...
12:25 | 28/07/2026

Vrasja e Albi Bashaliut, vëllai dëshmon në GJKKO: E mora vesh nga televizioni, nuk di kush e vrau

Në seancën e kësaj të marte në GJKKO ndaj Laert Haxhiut po vijojnë dëshmitë për episodet e vrasjeve për të cilat ai akuzohet. Në lidhje...
12:20 | 28/07/2026

Operacioni “Plazhi i lirë”, policia heq qindra çadra e shezlongë pa leje në Golem (VIDEO)

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në kuadër të plan-operacionit “Plazhi i lirë”, kanë vijuar kontrollet përgjatë vijës bregdetare me qëllim lirimin e hapësirave publike...
12:02 | 28/07/2026