“Irani nuk e bllokon dot ngushticën e Hormuzit”, Meçollari: Brenda 1 jave Irani do ulë sulmet
Kapiteni i Rangut të parë, Artur Meçollari i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në Iran. Meçollari gjatë fjalës së tij u shpreh se Irani nuk e bllokon dot ngushticën e Hormuzit. Ndër të tjera, ai bëri dhe një parashikim të tij teksa theksoi se brenda një jave Irani do të ulë intensitetin e sulmeve raketore.
“Sistemi politik, fuqia ishte e përqëndruar te Khamenei, por sistemi politik është ndërtuar në mënyrë të tillë që të mos shpërbëhet menjëherë. Është sistem i tillë politik. Regjimi do të bie kur të eleminohet plotësisht qendra e gravitetit që është sistemi politik.
Atëherë do të shpërbëhet vetë sistemi, ndryshim regjimi. Këtu do jetë pika. Atëhere Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli po bëjnë një gjë. Po mundohen të eleminojnë sistemin, bazën e sistemit e lëshimit të raketave sepse kanë superioritet ajëror të plotë dhe e dyta, po të dëgjosh e tha dhe shefi i shtabit të përgjithshëm, po mundohen t’ia eleminojnë të gjithë forcën detare për të mbajtur të hapur ngushticën e Hormuzit.
Jo, nuk bllokohet sepse është 33 milje. 33 milje në pjesën më të ngushtë të saj, që do të thotë sistemet e artilerisë nuk mund të veprojnë në kushtet kur nuk ekziston superioriteti ajëror, por sot Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë superioritet ajror. Çdo lloj qitje është e interceptueshme.
Në këtë mënyrë atëherë çfarë do të ndodh? Ne do të shikojmë që brenda një jave, parashikimi im është ky që ne do të shikojmë ulje të intensitetit të goditjeve raketore të Iranit dhe pamundësinë e bllokimit të ngushticës së Hormuzit. Sot që flasim ngushtica e Ormuzit kalohet shumë pak. 250 anije janë të bllokuara”, tha ai.
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid