PD shpall rezultatin paraprak, Basha merr mbi 80% të votave

13 Qershor 2021 | 20:41

Kryetari i Komisionit të Administrimit të Zgjedhjeve në PD, Jemin Gjana thotë se rezultati zyrtar për kryetar partie pritet të publikohet ditën e hënë, ndërsa rezultati paraprak flet për një fitore bindëse për Lulzim Bashën.

Kryetari aktual i PD, sipas rezultatit paraprak të publikuar nga PD, ka marrë mbi 80% të votave. Kandidati i dytë më i votuar është Agron Shehaj me 15.55%, Edit Harxhi ka marrë 2.45% kurse Fatbardh Kadilli 2% të votave.

Këto janë zgjedhjet e treta brenda PD-së që Lulzim Basha fiton. Në garën e parë për të marrë drejtimin e PD, ai fitoi në vitin 2013 përballë Sokol Olldashit, kurse në vitin 2017 pas humbjes në zgjedhjet parlamentare fitoi sërish garën për të qenë kryetar partie përballë Eduart Selamit.

Rezultati paraprak:

Lulzim Basha – 32 882 vota

Agron Shehaj – 6 038 vota

Edit Harxhi – 991 vota

Fatbardh Kadilli – 763 vota

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026