Irani lëshon një valë të re raketash drejt Izraelit
5 Mars 2026 |
10:29
Irani ka lëshuar një valë të re raketash drejt Izraelit, ndërsa sistemet e mbrojtjes ajrore izraelite janë aktivizuar për të përballuar kërcënimin.
Sipas njoftimit të Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF), raketat janë identifikuar mëngjesin e sotëm dhe sistemet mbrojtëse të vendit janë vënë menjëherë në funksion për t’i kapur ato.
Në një deklaratë të publikuar në kanalin zyrtar në Telegram, IDF thekson se forcat izraelite janë duke punuar për të “neutralizuar kërcënimin”.
Autoritetet izraelite u kanë bërë gjithashtu thirrje qytetarëve të ndjekin udhëzimet e sigurisë.
“Publikut i kërkohet të veprojë me përgjegjësi dhe të ndjekë udhëzimet – ato shpëtojnë jetë”, thuhet në deklaratën e IDF-së.
Lajme të Sugjeruara
“Ju lutem, një ambulancë!” Pas 74 orësh nën rrënoja, shpëtohen një foshnje 10-muajshe dhe një 11-vjeçar (VIDEO)
Bilanci i viktimave dhe të plagosurve nga tërmetet e fuqishme në Venezuelë vijon të rritet nga dita në ditë. Mes tragjedisë, megjithatë, nuk kanë munguar...
Rrëzohet një avion në Francë, humbin jetën 11 persona
Njëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një avioni në qytetin Tomblaine, në verilindje të Francës. Sipas prefekturës lokale, avioni i përkiste...
Rusia pretendon se ka pushtuar dy vendbanime të tjera në Ukrainë
Rusia pretendoi të dielën se forcat e saj kanë pushtuar dy vendbanime në Ukrainën juglindore dhe kanë shkatërruar dy avionë luftarakë ukrainas MiG-29 gjatë 24...
- 15:11 Përfundon me tensione liturgjia e Vidovdanit, arrestohen 5 persona. Gazetari jep detaje nga vendngjarja
- 14:58 “Ju lutem, një ambulancë!” Pas 74 orësh nën rrënoja, shpëtohen një foshnje 10-muajshe dhe një 11-vjeçar (VIDEO)
- 14:45 Rrëzohet një avion në Francë, humbin jetën 11 persona
- 13:59 “The Albanian Files”/ Berisha reagon pas deklaratës së Ramës: E trajton Shqipërinë si Sulltanatin e tij
- 13:32 Shifrat e pabesueshme të Messit
- 13:05 9 ekipe afrikane arrijnë në fazën eliminatore të Kupës së Botës FIFA 2026