Nis seanca në Kuvend, Berisha: Ministrat e rinj e kanë të ardhmen në qeli
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij pas rinisjes së seancë plenare pas një ndërprerjeje për 5 minuta pushim. Berisha reagoi lidhur me votimin e ministrave të rinj. Ai hodhi akuza se në postet ministrore u emëruan persona që e kanë të ardhmen në qeli pasi sipas tij janë të lidhur me krimet në vend
Ai shtoi se gjatë seancës duhet të trajtohet imuniteti i Ballukut. Demokratët gjatë votimit të miratimit të ministrave të rinj bllokuan foltoren dhe shkaktuan tensione.
“Pseudomazhuranca bënë gjithçka që të fshinin krimin e shëmtuar që bëhej ndaj shqiptarëve. Me emërimin në poste ministrore të bashkëpunëtorëve të Ballukut, persona të cilët e kanë të ardhmen në qeli. Ajo që është tëpër tronditëse është se në Kuvend sot nuk mund të kishte as edhe një çeshtje tjetër po ajo e imunitetit të Ballukut”, tha ai.
Berisha shtoi se sot u nderu Adem Jashari por sipas tij mazhoranca nuk e pranon gjenocidin në Kosovë.
“Nderuam sot dhe bëmë mirë që nderuam sot legjendën Adem Jasharin. Por ulni kokën, se nuk pranoni gjenocidin në Kosovë. Nuk votoni gjenocidin serb në Kosovë. Uleni kokën!
Vetëm fëmijë janë 2 mijë. Shkoni dhe vizitoni muzeumin në Prishtinë. Pastaj mbani zi! Të dënoni gjenocidin e serbëve në Kosovë”, tha ai.
Sot dita e 12-të e protestës në Tirana, qytetarët sërish në bulevard
Golemi kthehet në epiqendër turistike, rritje rekord e qirave afatshkurtra
GJKKO zbardh vendimin: 14 persona shpallen fajtorë për “Pjesëmarrje në organizatë terroriste”
- 17:50 Agjencia amerikane NOAA: Fenomeni klimatik El Niño ka nisur
- 17:36 Sot dita e 12-të e protestës në Tirana, qytetarët sërish në bulevard
- 17:29 Bimët medicinale shqiptare tërheqin turistët në Gjirokastër, rritet kërkesa për produkte tradicionale
- 17:26 Qershia në Elbasan shitet lirë, fermerët kërkojnë pikë grumbullimi në Godolesh
- 16:55 Raporti i kredive me probleme zbriti në 3.75% në muajin prill
- 16:50 Tregut të punës i shtohen 177 mijë pensionistë, largohen 144 mijë të rinj