“Mësimet me turne,” ministrja Kumbaro i përgjigjet Braçes: Shkolla “Edith Durham” ka përfunduar

5 Mars 2026 | 12:36

Deputeti socialist, Erion Braçe gjatë seancës në Kuvend ka zhvilluar pyetje-përgjigje me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro lidhur me ndërtimit të shkollës 11 janari dhe mësimit me turne. Braçe ndër shqetësimet që ngriti theksoi se procesi i mësimit ka ndryshuar duke sjellë që të sjellë vështirësi për prindërit pasi u ka ndryshuar axhendën.

“Pyetjet që kam paraqitur lidhen me shqetësimin qytetar. Kam prioritet ndërtimine shkollës 11 janari, ndërtimi i shkollës është e mirë publike, por shoqërohen edhe me shqetësime për fëmijët dhe prindërit e gjyshërit.

Administrimi i kohës së ndërtimit të një shkolle mund të bëhet thjeshtë. Fëmijët kryejnë shkollën pasdite dhe ndryshojnë agjendën e dhe të prindërve që janë në punë. Procesi i nxënies së fëmijëve ka ndryshuar nga ai i pasdites në të paradites, janë shqetësime normale njerëzore”, tha ai ndër të tjera.

Në përgjigjen e saj, ministrja Kumbaro u shpreh se ndërtimi i shkollës “Edith Durham” ka përfunduar dhe se ka nisur procesi i mobilimit të ambienteve. Ajo shtoi se së shpejti do të nisë mësimi në godinën e re. Kumbaro theksoi se investimet në objektet arsimore mbeten prioritet kryesor i Ministrisë së Arsimit në bashkëpunim me pushtetin vendor.

“Godina e re është e pajisur me 10 laboratorë të specializuar për lëndë të ndryshme si informatikë, fizikë, kimi, biologji dhe gjuhë të huaj. Krahas tyre, shkolla ka edhe sallë multimediale, bibliotekë si dhe një palestër me sipërfaqe prej 405 m², duke krijuar hapësira funksionale për zhvillimin e aktiviteteve mësimore dhe edukative.

Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe tranzitore, theksoj se nxënësit e shkollës “Edith Durham” po zhvillojnë mësimin në ambientet e shkollës “Emin Duraku”, e cila ndodhet vetëm 160 metra larg, duke mos u larguar nga zona ku nxënësit janë mësuar të shkojnë, apo duke mos shkaktuar probleme të theksuara në transportin e tyre”, tha Kumbaro.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026

“Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit

Një incident është regjistruar këtë të hënë ku një punonjëse e Kuvendit është rrëzuar nga shkallët teksa po ndiqte deputetin dhe kreun e Partisë Mundësia,...
21:41 | 27/07/2026

Mori një kopje të marrëveshjes së huasë me SHBA-në, Rama i reagon Shehajt: Dëshmoi se vesi del me shpirtin

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me incidentin e regjistruar këtë të hënë ku deputeti dhe kreu i Partisë Mundësia,...
19:38 | 27/07/2026