Theu masën “Arrest në shtëpi” dhe kanosi me pistoletë sportive një person, në pranga 31-vjeçari në Tiranë
Policia e Tiranës ditën e djeshme ka arrestuar në flagrancë një 31-vjeçar pasi dyshohet se ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe ka kanosur një person për motive të dobta. Mësohet se 31-vjeçarit në momentin e arrestimit i është gjetur sasi kokaine dhe një pistoletë sportive.
Në kuadër të operacionit të koduar “One day”, në pranga ka rënë shtetasi A. P., 31 vjeç banues në Tiranë.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, pas informacioneve të siguruara për një shtetas që kishte thyer masën e sigurisë dhe posedonte lëndë narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “One day”.
Si rezultat, u arrestua shtetasi A. P., 31 vjeç, banues në Tiranë, i cili është kapur dje, nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, me një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë dhe 1 armë të dyshuar sportive”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit