Vetëm 9 vjeçe, talenti i vogël nga Vora që po mahnit me pikturat e saj
Amel Alvora, vetëm 9 vjeçe, me një pasion të madh për pikturën, ka krijuar dhjetëra punime plot ngjyra dhe imagjinatë. Me talentin e saj, ka arritur të fitojë edhe vendin e parë në një konkurs të pikturës, duke treguar se pasioni i vërtetë për artin nuk njeh moshë.
“Unë jam Amel Alvora, 9 vjeçe, në klasën e 4-t dhe në shkollën 9-vjeçare në Vorë. Gjithmonë kam pasur dëshirë për lapsat dhe letrat. Ndryshe nga shumë fëmijë të tjerë, kur dilnim me prindërit kërkoja lapsa dhe letra dhe jo lodra. Pikturën time të parë e kam bërë në moshën 5-vjeçare dhe kam pikturuar disa tulipanë. Shikoja natyrën dhe më jepte ide të reja: malet, qiellin apo edhe një gjethe, dhe përpiqesha t’i krijoja në pikturë. Një nga pikturat e mia më ka marrë rreth 2–3 ditë, sepse gjatë kësaj kohe kam punuar me shumë përkushtim. Është një punim me bojë akrilike. Mund të kem rreth 10 piktura, sepse kam realizuar shumë dhe nuk mund t’i numëroj të gjitha. Njerëzit më bëjnë shpesh komplimente për pikturat e mia. Unë, si natyrë sfiduese që jam, kisha një dëshirë të madhe për të marrë pjesë në një konkurs dhe mora pjesë në një konkurs në Namazgjas. Tema e konkursit ishte për Ramazanin dhe unë realizova një pikturë me një vajzë që po falej në kohën e akshamit, kur çelet iftari. Në këtë konkurs fitova vendin e parë. Kishte shumë konkurrencë dhe ishte një surprizë shumë e bukur për mua. Mesazhi im për të rinjtë është që të vazhdojnë ëndrrat e tyre dhe të mos dorëzohen para sfidave. Unë do ta vazhdoj pikturën dhe mendoj që pasioni im për të nuk do të shterojë kurrë. Në të ardhmen dua të bëhem arkitekte. Edhe pse jam ende e vogël, ëndrra ime është të realizoj këtë profesion dhe pasioni për pikturën do të më shoqërojë gjithmonë. Njerëzit më thonë që jam një talent dhe pikturat e mia u pëlqejnë shumë. Ndonjëherë mund të ketë edhe ndonjë kritikë, por kjo më ndihmon të përmirësohem”, thotë ajo.
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 08:45 Krimea e pushtuar nga Rusia shpall ‘gjendje të jashtëzakonshme’ ndërsa forcat e Zelensky-t shtojnë sulmet
- 08:32 Djalli që e njeh, kush është gjermani që këshillon presidentin e Serbisë?
- 08:19 Meloni dhe Trump, një grindje shumë publike që po rezulton shumë e vështirë për t’u rregulluar
- 08:16 Bilanci tragjik i tërmeteve në Venezunelë deri tani: 920 viktima dhe 3360 të plagosur
- 08:09 SHBA nis sulme ajrore ndaj Iranit, Trump: Goditën me dron anijet në Ngushticën e Hormuzit
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!