Azerbajxhani mbyll hapësirën ajrore në jug, shkak aktiviteti i dronëve iranianë në kufi
Azerbajxhani ka mbyllur një pjesë të hapësirës ajrore në jug pasi tha se katër dronë iranianë fluturuan përtej kufirit të saj, raporton agjencia e lajmeve Reuters.
Hapësira ajrore do të mbetet e mbyllur për 12 orë, sipas një njoftimi për pilotët (NOTAM) të lëshuar nga Azerbajxhani.
Kujtojmë se Azerbajxhani më parë akuzoi Iranin për sulmin me dronë ndaj rajonit të tij Nakhçivan, një enklavë autonome që kufizohet me Iranin dhe Armeninë. Irani e ka mohuar këtë pretendim, duke fajësuar Izraelin.
Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit tha se një dron goditi ndërtesën e terminalit të aeroportit, ndërsa një tjetër ra pranë një ndërtese shkolle në Shakarabad. Dy civilë u plagosën, shtoi ajo.
Shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura iraniane ka mohuar çdo përfshirje në incident dhe ka fajësuar Izraelin.
Presidenti Ilham Aliyev tha se forcat e armatosura të Azerbajxhanit janë udhëzuar të “përgatitin dhe zbatojnë masa të përshtatshme hakmarrëse” pasi akuzoi Iranin për kryerjen e dy sulmeve me dronë .
“Objektivat e sulmit ishin objektet civile, përfshirë Aeroportin Ndërkombëtar të Nakhchivanit dhe ndërtesën e terminalit të tij, një shkollë dhe vende të tjera civile, të gjitha të goditura në mënyrë të pabesë nga Irani”, shtohet në deklaratë.
“Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5