Çmimet e importit bien lehtë në fund të vitit 2025, ndërsa disa produkte shënojnë rritje
Çmimet e mallrave të importuara u ulën lehtë në fund të vitit 2025, me ndikimin kryesor nga produktet energjitike dhe ato industriale.
Sipas të dhënave, Indeksi i Çmimeve të Importit në tremujorin e katërt të vitit 2025 arriti në 107.4, duke shënuar një ulje prej 0.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Rënia vjetore u ndikua kryesisht nga ulja e çmimeve në sektorin e energjisë elektrike dhe gazit (-4.1%), si edhe nga sektorët e furnizimit me ujë, menaxhimit të mbetjeve dhe industria nxjerrëse. Industria përpunuese, që përbën rreth 94% të importeve, shënoi një ulje të lehtë prej 0.3%.
Brenda industrisë përpunuese, rënia më e madhe e çmimeve u regjistrua te metalurgjia, produktet e kauçukut dhe tekstilet. Ndërkohë, disa produkte shënuan rritje çmimesh, si produktet e duhanit, mobiljet dhe aktivitetet e shtypshkrimit.
Në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2025, çmimet e importit patën luhatje të vogla: ulje u regjistruan në sektorët e furnizimit me ujë dhe menaxhimit të mbetjeve, energjisë dhe industrisë nxjerrëse, ndërsa industria përpunuese shënoi rritje minimale, kryesisht për shkak të përpunimit të produkteve ushqimore dhe prodhimit të mobiljeve.
Të dhënat tregojnë për një stabilizim të lehtë të kostove të produkteve të importuara në fund të vitit 2025, me lëvizje të moderuara të çmimeve në sektorët kryesorë industrialë.
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla
Kriza SHBA-Iran godet tregjet, nafta shënon rritje dhe reflektohet edhe në karburantet në Shqipëri
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia