Euronews Albania mëson kur do të çohet në Gjykatën Kushtetuese shkarkimi i presidentit Meta
Vendimi i Kuvendit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta do të dërgohet ditën e sotme në Gjykatën Kushtetuese.
Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu bëri me dije se vendimi pritet të dërgohet sot zyrtarisht në Kushtetuese, e cila do të vendosë më tej për fatin e presidentit.
“Pritet që sot të dërgohet në rrugë zyrtare drejt Gjykatës Kushtetuese vendimi i parlamentit i datës 9 qershor, duke qenë se duhej që brenda 5 ditëve ky vendim të çohej në këtë gjykatë. Do të jetë kjo e fundit që do të vendosë nëse presidenti Meta do ta ndërpresë mandatit apo do ta ushtrojë detyrën deri në fund të mandatit”, raportoi gazetarja e Euronews Albania.
Të mërkurën e 9 qershorit me 104 vota pro parlamenti shkarkoi nga detyra presidentin Meta. Ky i fundit në një komunikim për mediat e cilësoi të paligjshëm vendimin.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta