Trump: Regjimi në Kubë do të bjerë shumë shpejt
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump sugjeroi se Kuba mund të përballet së shpejti me një ndryshim të madh politik, duke deklaruar se regjimi në ishull “do të bjerë shumë shpejt”.
Në një intervistë telefonike për CNN, Trump tha se Havana është e interesuar për një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara.
“Kuba do të bjerë shumë shpejt, edhe Kuba do të bjerë. Ata duan shumë të bëjnë një marrëveshje”, i tha ai gazetares Dana Bash, ndërsa fliste për atë që e cilësoi si sukses ushtarak të SHBA-së gjatë mandatit të tij të dytë.
Trump shtoi se për këtë çështje mund të angazhohet sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio. “Ata duan të bëjnë një marrëveshje, kështu që unë do ta dërgoj Marcon atje dhe do të shohim se si do të funksionojë kjo. Jemi vërtet të përqendruar në këtë tani. Kemi shumë kohë, por Kuba është gati – pas 50 vitesh”, tha ai.
Presidenti amerikan theksoi se e ka ndjekur situatën në Kubë prej dekadash. “E kam parë për 50 vjet dhe më ka rënë në prehër për shkakun tim, më ka rënë, por megjithatë më ka rënë në prehër. Dhe po ia dalim shumë mirë”, u shpreh Trump.
Një ditë më parë, nga Shtëpia e Bardhë, ai deklaroi se është vetëm “çështje kohe” para se kubanezët amerikanë të mund të kthehen në vendin e tyre të origjinës, duke sugjeruar se Kuba mund të jetë një nga çështjet e ardhshme në axhendën e administratës së tij pas konfliktit të vazhdueshëm me Iranin.
Duke iu referuar sekretarit të shtetit, Trump tha: “Ai po bën një punë, dhe puna juaj e radhës do të jetë, ne duam të bëjmë atë Kubën speciale. Ai po pret. Por ai thotë: ‘Le ta përfundojmë këtë më parë’. Mund t’i bëjmë të gjitha në të njëjtën kohë, por ndodhin gjëra të këqija. Nëse i shikoni vendet ndër vite, i bëni të gjitha shumë shpejt, ndodhin gjëra të këqija. Nuk do të lejojmë që asgjë e keqe t’i ndodhë këtij vendi.”
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920
Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit
Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës