Berisha: Ata që kanë bashkëpunuar me qeverinë nuk kanë të drejtë vote në zgjedhjet e PD

7 Mars 2026 | 15:15

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, theksoi se personat që, sipas tij, kanë bashkëpunuar me qeverinë kundër PD-së nuk mund të kenë të drejtë vote në strukturat dhe proceset vendimmarrëse të saj. Sipas Berishës, demokratët që kanë mbetur mbështetës të PD-së, pavarësisht detyrave që mbajnë, nuk duhet të përjashtohen nga e drejta e votës.

Pjesë nga bashkëbisedimi me qytetarët:

Agron Molla: Doktor, kam një pyetje. Janë disa demokratë që tani kanë filluar punë në administratën Rama 4. A kanë të drejtë vote në përzgjedhjen e votës në primare?

Sali Berisha: Këtë duhet ta vlerësojnë degët e PD-së. Asnjë të drejtë vote as në primare, as në sekondare, asnjëherë, nuk kanë ata që kanë bashkëpunuar kundër PD me qeverinë. Natyrisht ata, të cilët, pavarësisht nga detyra ku janë, kanë qenë mbështetje e PD, nuk mund t’u mohojmë të drejtën e votës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha: Grisja e flamurit izraelit akt kriminal, të ndëshkohet autori

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e konsideroi grisjen e flamurit të Izraelit një akt kriminal dhe kërkoi ndëshkimin e autorit. Me anë të një...
18:22 | 21/06/2026

Spiropali i përgjigjet Ramës: Do ta kemi Marrëveshjen e Re për Shqipërinë

Ish-kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku ai ironizoi zërat...
17:21 | 21/06/2026

Rama reagon për pjesëmarrjen e shqiptarëve nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut në protestën në Tiranë: Po dëmtohet imazhi i tyre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të diel lidhur me protestën që po zhvillohet prej 21 ditësh në Tiranë, duke ndarë në rrjetet sociale postimin...
16:00 | 21/06/2026