U kapën duke transportuar emigrantë ilegalë, 2 të arrestuar, në pranga edhe një shtetas i huaj

8 Mars 2026 | 09:39

Policia e Tiranës ka arrestuar 2 shtetas që u kapën duke transportuar emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht në shtetet e BE-së, kundrejt pagesës.

Në pranga u vu edhe një shtetas i huaj, i cili merrej me organizimin dhe grumbullimin e emigrantëve.

“Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta drejt vendeve të BE-së, specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Tiranë goditën një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasit: Hysni Stërmungu, 28 vjeç; Helidon Dhima, 43 vjeç dhe Hassan Mobin, 28 vjeç.

Shtetasit Hysni Stërmungu, dhe Helidon Dhima janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, te rrethrrotullimi i Rinasit, duke transportuar me një automjet 5 emigrantë, të cilëve, kundrejt pagesës 2500 euro secilit, iu kishin premtuar transportimin me destinacion final shtetin italian.

Ndërkaq, nga hetimi dyshohet se shtetasi Hassan Mobin merrej me organizimin dhe grumbullimin e emigrantëve”, tha policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026