Tentuan të vrisnin për hakmarrje një person, dënohen me nga 20 vite burg bashkëpunëtorët në Fier

10 Mars 2026 | 11:42

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka dënuar me nga 20 vite burg dy persona të cilët janë shpallur fajtorë për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Sipas njoftimit të prokurorisë, është dënuar me 20 vite burg shtetasi V.D alias L dhe po me 20 vite burg bashkëpunëtori i tij A.G.

Shtetasi V.D alias L., me qëllim për t’u hakmarrë ndaj vrasjes së vëllait të tij, ka bashkëpunuar me të pandehurin A.G për të kryer vrasjen e shtetasit A.H., i cili ka mbetur i plagosur me armë zjarri, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2019.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë:

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier u shpallën fajtorë dhe dënuan me 20 vjet burg secili të pandehurit V.D alias L dhe A.G. për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga nenet 78/2, 22, 25 dhe 278/1 të Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr. 1795 viti 2019, u arrit të provohet se, i pandehuri V.D alias L., me qëllim për t’u hakmarrë ndaj vrasjes së vëllait të tij G.L., ka bashkëpunuar me të pandehurin A.G për të kryer vrasjen e shtetasit A.H. Për këtë qëllim, në datë 30.12.2019, rreth orës 17:50 min, në vendin e quajtur “Dukas-Breg”, Patos, i pandehuri A.G., pasi është siguruar për identitetin e shënjestrës, është afruar dhe ka shtënë tre herë me armë zjarri në drejtim të tij. Si pasojë e sulmit ka mbetur i plagosur shtetasi A.H. duke u dëmtuar me armë në krahun e majtë.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale kundër jetës dhe shëndetit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta kundër projektit në Zvërnec, babai i Martin Canit i bashkohet tubimit (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026

Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane

Kryeministri Edi Rama në një lidhje live nga Mali i Zi po zhvillon një bashkëbisedim lidhur me ivestimet. Bashkëngjitur, Rama iu ështe drejtyuar protesteusve të...
19:01 | 04/06/2026

Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq

Qytetarë dhe aktivistë u mblodhën këtë të enjte në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti...
18:48 | 04/06/2026